Nderohen pesë figura të luftës për lirinë e Kosovës dhe gazetari i “Bota sot” Beqir Sina

Diaspora

Nderohen pesë figura të luftës për lirinë e Kosovës dhe gazetari i “Bota sot” Beqir Sina

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 17:17

Bronx, Ny – 22 Nëntor - Në Kolegjin Monroe në Bronx të martën – autoritetet lokale dhe disa udhëheqës të komunitetit shqiptarë u mblodhën për të shënuar përvjetorin e 102-tw të pavarësisë së Shqipërisë.
Çdo vit rreth kësaj kohe, rrugët e disa lagjeve në Bronx, si Belmont, Morris Park, Pelham Parkway, dhe më shumë të tjera zbukurohen me flamuj kuq e zi.
Veprimtaria u bashkorganizuan nga avokati i njohur Stephen Kaufman dhe Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane – “Bijat e bijtë e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara” në bashkëpunim me Ruben Diaz Jr, President i Bronx-it, Gale A. Brewer Presidente e Manhattan-it, asamblisti Mark Gjonaj, dhe Ritchie Torres, anëtar i Këshillit të Bashkisë të Nju Jorkut.
Me rastin e Ditës së Flamurit, Presidenti i Bashkisë Bronx në New York, Ruben Diaz, Jr nderoi pesë individë të shquar në kujtim për kontributin e tyre në rrugën e pavarësisë shqiptare dhe asaj të Kosovës: Azem Bejta, Prek Cali, Riz Zymer Muriqi, Agim Ramadani dhe Bekim Berisha (Abej). Përveç tyre u nderua edhe gazetari i komunitetit, Beqir Sina.
Emrat ishin propozuar nga ish asamblisti Kaufman dhe Fondacioni i Shoqërisë Shqiptaro- Amerikane dhe të Bijve dhe Bijave të Shqipëria në Amerikë.
Avokati Kaufman shërbeu edhe si udhëheqës i ceremonisë. Prej 21 vitesh anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Shoqëria Shqiptaro-Amerikane, ai ka folur për këtë ngjarje historike të kombit shqiptar.
Himnet e të dy vendeve tona: Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u kënduan nga këngëtarja më popullore shqiptare Merita Halili e shoqëruar në fizarmonikë nga mjeshtri Raif Hyseni. Ndërsa, me një minutë heshtje janë nderuar të gjithë të rënët e kombit shqiptarë, për liri e pavarësi.
Në rolin e mikpritësit Stephen B. Jerome – Presidenti, i Monroe College, përshëndeti të pranishmit dhe u uroi festën kudo shqiptarëve. Përshëndetën këtë rast edhe Esad A. Rizai – President dhe Themelues i Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro Amerikane, Asambleisti Mark Gjonaj, diplomati kosovar Korab Mushkolaj – Konsull i Kosovës, profesor Anton Lajçi, profesor Paulo Polombo dhe Prof.Dr. Skënder Kodra – Kryetar i Akademisë Shqiptaro – Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Nju Jork.
“Ne jemi ndër kombet më të vjetër në Evropë dhe ne kemi qenë të shtypur për një kohë të gjatë, nga padrejtësitë që na janë bërë. Por, falë Zotit, ne kemi arritur për të mbijetuar,” tha ndër të tjera organizatori i njohur i veprimtarive të tilla, Esad A. Rizai.
Me këtë rast nga anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Richie Torres dhe Presidenti Ruben Diaz Jr, është nderuar edhe gazetari Beqir Sina, i cili thuhej në motivacion se ka kontribuar për njëzet vite në median shqiptaro – amerikane, duke qenë gjithmonë në shërbimin të komunitetit shqiptar në gjuhën shqipe në SHBA.
Presidenti Ruben Diaz Jr tha se historia e komunitetit shqiptar në Bronx fillon shumë herët, qysh me vitin 1930, kur lindi një djalë i cili më vonë u bë i famshëm: Regis Philbin – (arbëresh, figurë e televizionit amerikan), “i cili është rritur këtu në rrugët e Van Nest dhe Morris Park”.
Kurse, sot, nga Belmont në Pelham Parkway në Morris Park, tha Presidenti Ruben Diaz Jr dhe kudo në mes, tonë, gjen shumë shqiptarët, të cilët po ndihmojnë për të forcuar Bronxin, sidomos në fushën e biznesit tonë, por edhe me lidhjet e tyre me komunitetet kulturore dhe organizatat jo-fitimprurëse.
“Unë bashkohem me avokatin e njohur Stephen Kaufman dhe Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane – Bijat e bijtë e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara – për të nderuar heroin shqiptar Azem Bejta, Prek Cali, Riza Zymer Muriqi, Agim Ramadani, Bekim Berisha si dhe gazetarin Beqir Sina për të nderuar atë për punën e tij njëzetvjeçare në fushën e gazetarisë në shërbim të komunitetit në gjuhën shqipe, këtu në komunitetin tonë”, tha ai.
Ai e shpalli 20 nëntorin 2014 – si “Dita e Pavarësisë shqiptare në Bronx”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat