Darka e Lamës i bën bashkë shqiptarët në Zvicër, i falënderohen tokës dardane

Diaspora

Darka e Lamës i bën bashkë shqiptarët në Zvicër, i falënderohen tokës dardane

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 17:23

Festa tradicionale e falënderimeve e njohur në popullin shqiptar si "Darka e Lamës" vazhdon të organizohet edhe në Zvicër.

Në organizimin e tri nëndegëve të LDK-së Burgdorf, Solothurn dhe Olten, në ambientet e objektit të televizionit ‘Syri Blu’, kësaj radhe kjo festë tradicionale u mbajt në Solothurn, më 22.11.2014.
Siç dihet kjo festë daton që nga kohët e lashta dhe festohej tek shqiptarët, të cilët në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit që na e ka falur Zoti, në këtë tokë pjellore të vendit tonë shtronin gjithë të mirat e fituara.
Zeqir Gjukaj duke folur për Lutjet e Darkës së Lamës tha se kjo darkë na shërben edhe si moment i veçantë për t’u lutur që edhe në vitin tjetër, në motin e ardhshëm, Zoti të na falë e të na dhurojë më shumë bereqet, begati e paqe në familjet tona. “Mirë se u ka pru Zoti. Bukë, kripë dhe zemër! Ju bëftë mirë!”, tha Gjukaj.
Ndërsa z. Haki Latifi , kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër pasi përshëndeti të pranishmit ndër të tjera tha se ‘Dita e Falënderimeve’ është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë,...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat