Regjistrimi i mërgimtarëve në diasporë

Diaspora

Regjistrimi i mërgimtarëve në diasporë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 22:27

Këshilltari politik në Ministrinë e Diasporës të Qeverisë së Kosovës, Xhevdet Sfarça, thotë se në bazë të regjistrimit të fundit, pavarësisht që ato shifra ende nuk janë publikuar, del se 1/3 e popullsisë së Kosovës jeton jashtë vendit dhe bëhet fjalë për largimin e tyre këto dy-tri dekadat e fundit. Regjistrimi i popullsisë në Mërgim –diasporë ka fillua, proces që do të zhvillohet në tërë diasporën , mirëpo, shtrohet pyetja si do të regjistrohet mërgata jonë. Regjistrimi në mërgatën tonë ka filluar, mërgimtarët tanë janë të preokupuar me gjendjen momentale sa i përket regjistrimit të tyre. Ata për çdo ditë dhe në çdo bisedë me shokë e bashkatdhetar, pyesin njëri tjetrin se ku do të regjistrohemi ne? Si do të regjistrohemi..., çka kërkohet prej dokumenteve? etj. A do të hapë Shteti - Qeveria e Kosovës, vende (fjalën e kemi së paku në disa qytete në Gjermani, Mynhen, Frankfurt, Berlin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat