Kërçovarët në Zvicër mahnitin me programe të mëdha e cilësore

Diaspora

Kërçovarët në Zvicër mahnitin me programe të mëdha e cilësore

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 17:09

Shoqata Kulturore “Kërçova” në Zvicër, padyshim paraqet njërën ndër shoqatat më masive në shtetin helvetik. Nuk shquhet vetëm për nga numri, por edhe organizimet e mira tradicionale, ku marrin pjesë mijëra kërçovarë. Disa prej tyre vijnë edhe nga shtetet evropiane dhe Amerika. Zakonisht, marrin pjesë edhe autoritetet e komunës dhe artistë nga vendlindja, ndërkaq edhe programet kanë një ngjyrim autokton, si në veshje, këngë, valle e interpretim. Si rrallë ndonjë shoqëri në mërgatë, “Kërçova” në Zvicër, paraqet një trashëgimtare të denjë të gjuhës dhe traditës sonë kombëtare.

Por, kërçovarët, këtu në shtetin helvetik i bënë të njohur sidomos zelli për punë, shkollim e biznes. Nga radhët e tyre mund të gjesh nxënës e studentë të shkëlqyeshëm, por edhe të diplomuare të ri në mjekësi, ekonomi, teknikë e gjetiu. Edhe takimi i sivjetmë, i 7- ti me radhë, i organizuar në njërin ndër ambientet më të mëdha shqiptare në Zvicër, RINORA 4, mbajtur më 9 nëntor, kishte tubuar rreth 2 mijë kërçovarë e të tjerë, falë organizimit të pashoq që bënë Kryesia e Shoqatës Kulturore “Kërçova” në Zvicër dhe ndihmës që japin sponsorët me prejardhje nga komuna e Kërçovës në mërgatë, por edhe bashkatdhetarë të tjerë bamirës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat