Eltion Seferi: Familja, kombi, shoqëria, puna janë ato që më inspirojnë gjatë gjithë jetës time

Diaspora

Eltion Seferi: Familja, kombi, shoqëria, puna janë ato që më inspirojnë gjatë gjithë jetës time

Nga: Beqir SINA - Groton - Connecticut Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 17:58

New London Ct - Eltion Seferi, është një nga biznesmenët shqiptar ndoshta edhe nga më të rinjtë në Amerikë, që mund të futet në listën e rrugës së biznesmenëve të suksesshëm. Megjithëse, i ri në moshë dhe në biznes, por me punën e tij - ai ka arritur të bëj emër dhe të këtë sukses, të paktën në qytetin ku ai jeton - në një zonë të New London të Connecticut. 28 vjeçari nga Peshkopia - i cili 8 vjet më parë emigroi në SHBA - është bërë tashmë shumë i suksesshëm në karrierën e tij, pavarësisht, se ai nuk ka dëshirë të flasë për këtë gjë, nga thjeshtësia që e karakterizon.
Lidhur me suksesin e tij - një nga supermerkatet më të mëdha në SHBA - "Home Depot", në hyrje të saj vendosi fotografinë dhe logon e firmës LT Construction - duke e mbajtur atë për një vit - Aty duket Eltion Seferi i dalë në fotografi me presidentin e Home Depot, i përshkruar nga kjo firmë e madhe amerikane, si i dalluar për punën e LT Construction - e cila punon kryesisht me materialet ndërtimore të këtij rrjeti gjigand për furnizimin e kompanive me materiale ndërtimore, si krenarinë e suksesit të saj.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat