Albani, ylli në rritje që po shkëlqen në televizionet amerikane!

Diaspora

Albani, ylli në rritje që po shkëlqen në televizionet amerikane!

Nga: Intervistoi: Beqir SINA Më: 18 nëntor 2014 Në ora: 22:48

Nju Jork - Los Angelos - Karen White, nga Nju Jorku, e ka quajtur Ylli në rritje, duke shkruar se Alban Merdani - është duke bërë debutimin e tij televiziv, në një televizion kombëtar në SHBA - në NBC tek show " - “The Blacklist - Listaezezë" krah për krah me aktoren Megan Boone. Merdani, është një aktor shqiptarë në SHBA - i cili e ka ndarë jetën e tij mes Staten Island, Brooklyn, në Nju Jork dhe Los Angeles në Kaliforni.
Në këtë intervistë të posaçme për gazetën “Bota sot”, në SHBA ai fletë me gazetarin tonë Beqir Sina, duke treguar jetën e atij artistike, dhe shoun e famshëm në NBC. Ai tregon se ka fituar një eksperiencë në këtë shou, e cila ka qenë shumë pozitive, dhe do të jetë e paharrueshme. "Të gjithë më mirëpritën shumë mirë dhe me respekt, megjithëse isha i panjohur dhe mik për një ditë xhirimi. E ndjeva veten si në shtëpinë time si të thuash", thotë Merdani.
Në fund të kësaj interviste aktori shqiptarë - thotë se "në jetë, gjithmonë do të jetë dikush më i zgjuar, më i fortë dhe më i mirë se ju, por këmbëngulja dhe vendosmëria janë të plotfuqishme dhe ato do të vlerësohen në fund".


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat