Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA angazhohet për investime në Kosovë

Diaspora

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA angazhohet për investime në Kosovë

Nga: Beqir SINA - Nju Jersey Më: 16 nëntor 2014 Në ora: 17:37

SUMMIT NEW JERSEY : Dje, në lokalin e njohur "Fiorino", në Nju Xhersi, me pronar shqiptar z. Zabit Bytyçi - Unioni i Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, dega e saj në Nju Jork - u takua me një grup të biznesmenëve amerikano shqiptarë, që kanë vite, duke ushtruar bizneset e tyre në Shtetet e Bashkuara në një takim të ashtuquajtur "B&B - Business and Businessman".
Takimin e organizoi në bashkëpunim me njëri tjetrin Oda Amerikane e Tregëtisë në Kosovë dhe Kombet e Bashkuara, Arian Zeka Drejtor Ekzekutive, Visar Sahatqiu kordinator për SHBA- Naim Dedushaj nga drejtoria e Departamentit të Investimeve, në Kosovë, së bashku me bordin e degës së Tri-Shtetshit (NY-NJ-CT)së së Unionit të Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, zotin Elmi Berisha.

Këto takime u tha se po mbahen me qëllim që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ri-lëvizë, "mekanizmi", i biznesve për investimet e mundshme në mbështetje dhe rimëkëmbje të ekonomisë së Kosovës, edhe pse Kosova tash pesë muaj është e përfshirë në një ngërç të "ngatërruar" politik.
Në këtë kuadër kan ardhur në SHBA - një grup i biznesmenëve nga Kosova - të cilët kan në axhendën e tyre për të zhvilluar takime me bizneset nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës, në kryeqendrat shqiptare, New York, Detroit, Çikago(Ioëa) dhe Dallas, duke i shikuar mundësitë e tyre, për investimet të drejtëpërdrejta nga diaspora në Republikën e Kosovës, e për rreth saj.
Këto takime tipike të biznesmenve perendimore të ashtuquajtura B&B - nisën dje më 15 Nëntor 2014 në e New Jersey, ku mori pjesë edhe konsullia e përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, zonjusha Vlora Çitaku, ish kryetari i Pejës, z. Ali Lajçi, dhe një grup veprimtarësh dhe biznesmenësh të suksesshëm shqiptaro amerikan - të cilët kan investuar prej vitesh në Kosovë,si; Harry Bajraktari, Gjok Deçkaj, Elmi Berisha, Besim Malota, Arben Krasniqi, Ramiz Muja e të tjerë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe biznesmen amerikan të cilët kan bizneset e tyre të lidhura me biznesmen shqiptar në SHBA, dhe dëshirojnë të investojnë edhe në Kosovë.
Takim e hapi , me një fjalë përshëndetëse duke faleminderuar biznesmenët nga Kosova dhe shqiptaro amerikan zyrtari nga Ministira e Diasporës zoti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve,
Zyrtari nga Ministria e Diasporës Naim Dedushaj, i cili edhe i udhëheqë forumet në diasporë, me këtë rast, theksoi se janë shtuar mundësitë dhe përparësitë e investimit në Kosovë, si dhe lehtësitë që rrjetëzimi i bizneseve u sjell tashmë afaristëve nga diaspora, prej se kur është krijuar ky Union.
Konsullja e Përgjithëshme e Kosovës, zonjusha Vlora Çitaku, duke marrë fjalën e saj tha se megjithëse nuk më takon shpesh të jetë e pranishme në takime të tilla të karakterit të fuqizimit të bizneseve në ekonomi mes diasporës dhe Kosovës, por ndihej e lumtur që po merrte pjesë duke e përgëzuar me këtë rast edhe Ministrinë e Diasporës, për këtë inisativë.
"Mbasi, sipas meje pohojë ajo ky është momenti i fundit, që ne të lëvizim dhe të bëjmë një hap që do t'a quaja "kthese'', në ri-fokusimin e një potenciali të jashtëzakonëshëm, që e kemi në diasporën tonë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kontekst të investimeve në Republikën e Kosovës, por edhe në Shqipëri, dhe vendbanimet shqiptare në Ballkan".
Duke ju drejtuar përfaqësuesve të biznesit në SHBA, ambasadorja Çitaku, përmendi faktin se Kosova sot është një shtet me një pavarësi, e cila nuk është e vetëmjaftueshme siç e quajti ajo.
Dhe, shtojë:"Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj - që ta zhvillojmë Kosovën, tha Çitaku, që kryetari i degës zoti Berisha bashkë me ju të ndërtojë ato urat e bashkëpunimit mes komunitetit të bisnesit në Kosovë dhe komunitetit të bisnesit në SHBA- në mënyrë së bashku ju të dërgoni sa më shumë investime dhe më shumë zhvillim për qytetarët tanë atje, të cilat në fund-të fundit janë të një deneficioni të ndërsjelltë"
Në fjalën e saj Konsullja e Përgjithëshme e Kosovës në SHBA, zonjusha Çitaku, duke përfituar edhe nga ky rast, bëri thirrje që të investohet në Kosovë, duke thënë se ne nuk kërkojmë vetëm që ju të bëni thjesht investime atje, "mbase më e rëndësishme, sipas saj se vlera monetare dhe financiare janë referencat kulturore, që ju do të dërgoni në Kosovë, dhe janë mënyrat e të bërit biznes, mbasi ju jeni treguesi dhe instrumenti më i mirë për të "edukuar" edhe institucionet, por edhe bizneset tona atje për mënyrën se si bëhet biznesi dhe për mënyrën sesi ndërtohen realicionet mes institucioneve publike dhe ato private. Duke mos harruar se Kosova - nuk ka shumë trashëgmni në këtë fushë pikërisht për shkak të kontekstit të saj historik, andaj për këtë arsye, roli i juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm.", u shpreh Çitaku.
Në fund - të fjalës së saj Konsullia e Përgjithshëm i Kosovës , Ambasadorja Vlora Çitaku, premtojë në fund se institucioni që ajo përfaqëson do të ndihmojë çdo biznes shqiptarë në SHBA nga ana institucionale, së bashku me përfaqësuesit e shtetit shqiptarë.
Kryetari i degës së Tri-Shteshtit, nga Unioni i Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, zoti Elmi Berisha, theksoi nga ana e tij se :"Ky projekt madhor ka për qëllim krijimin dhe forcimin e lidhjeve të biznesit mes biznesmenëve të Diasporës, jo vetëm duke inkurajuar por edhe duke nxitur kështu edhe investimet e tyre, në vendet tona, pra në vend origjinën tonë".
Dhe, sugjerojë disa elemente që sipas tij janë bazë e udhës së përbashkët sesi shqiptarët e Amerikës duhet të bëjnë biznes me një njëri tjetrin, pra tha Berisha të shkëmbejnë idetë dhe të jenë bashkë në bërjen biznes aftëmesmë dhe afatgjatë. Pastaj, tha ai vjen e dyta se si shqiptarët e Amerikës, në këtë mënyrë të gjenjnë rrugët të bashkëpunojnë me shqiptarët në vendorigjinën e tyre - në Ballkan për gjetjen e një rrugë të natyrshme biznesi reciprok fitimi".
"Unë personalisht, tha kreu i kësaj organizate për Tri -Shteshin, besojë se suksesi i të ardhmes ekonomike të Kosovës dhe visve shqiptare, apo edhe shtetit mëmë, Shqipërisë, duhet të varet krejtësisht nga lidhjet e saj më diasporën shqiptare në Europë, SHBA dhe Azi. Prandaj, edhe kjo inisiativë mendojë u shpreh ai se po gjenë përkrahje edhe nga një numër i madh biznessmenësh të suskseshëm shqiptaro amerikane që medeomos t'a marrin me përkushtim e seriozitet për t'ia dalë mbanë"
Takimi i radhës në axhendën e takimeve me biznesmenët shqiptar në Amerikën e Veriut dhe Kanada të ashtuquajtur "B&B - Business and Businessman", do të mbahet sot në Dallas - Teksas ku jeton dhe ushtron biznesin e tij kryetari i Unionit Global të Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, veprimtari dhe biznesmeni i dalluar Nazar Mehmeti .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat