Tifozllëk për Kombëtaren dhe protestë anti-Platini

Diaspora

Tifozllëk për Kombëtaren dhe protestë anti-Platini

Më: 14 nëntor 2014 Në ora: 21:14

Mijëra tifozë shqiptarë pritet të jenë në shkallët e stadiumit “Route de Lorient” të Rennes, për të ndjekur nga afër Kombëtaren në miqësoren me Francën.

Pavarësisht se është vetëm një test miqësor pa rëndësi për kualifikimet e “Euro 2016”, tifozët shqiptarë janë organizuar në grupe të ndryshme, kryesisht nga vendet perëndimore ku ata jetojnë.

Ata kanë mbërritur në Rennes për të mbështetur ekipin e De Biasit, por edhe për të protestuar kundër vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, që i dha fitoren 3-0 Serbisë.

Mendohet se numri i tifozëve kuqezinj në stadium mund të shkojë deri në 4 mijë. Ata kanë udhëtuar nga Anglia, Belgjika, Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga qytete të ndryshme të Francës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat