Shqiptarët e Dortmundit, protestë kundër UEFA-s, sot në Londër nesër në Nyon (foto)

Diaspora

Shqiptarët e Dortmundit, protestë kundër UEFA-s, sot në Londër nesër në Nyon (foto)

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 14:39

Shqiptarët e që jetojnë në Europë kanë vendosur që të ngrihen kundër UEFA-s dhe vendimit të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi – Shqipëri. Pas Helsinkit, ku shqiptarët pritën me protesta kreun e UEFA-s Platini, rradhën e kapatur Dortmundi. Lapsi.al mësoi se të premten në mbrëmje dhjetra shqiptarë të organizuar në rrjetet sociale dolën me flamuj kombëtare në qendër të qytetit. Siç duket edhe në fotot e siguruara nga lapsi.al ata kanë brohoritur kundër UEFA-s dhe kundër racizmit duke shpalosur edhe një banderolë ku shkruhej: “UEFA sayed YES to racism!!!” (UEFA i tha PO racizmit). Nuk kanë munguar edhe thirrjet për “shqipëri etnike” dhe këngët patriotike.

Mbrëmjen e 1 nëntorit kanë lajmëruar një protestë edhe shqiptarët e Londrës. Protesta do të mbahet përballë ndërtesës ku gjenden zyrat e Komisionit Europian. Mesazhi kryesor i protestuesve do të jetë se racizmi dhe dhuna nuk kanë vend në sport dhe se UEFA e ka injoruar tërësisht racizmin serb. Ndërsa më 2 nëntor shqiptarët e Zvicrës do të mblidhen sërish para selisë së UEFA-s për të protestuar. Priten akoma më shumë protestues se herën e parë dhe me parrulla të tjera. Në Nyon madje do të jenë edhe tifozë nga Gjermania apo edhe nga Franca. Ndërsa në rrjetet sociale vijon "lufta" kundër UEFA-s, aq sa kjo e fundit ka qenë e detyruar të heqë nga facebook vendimin kundër Shqipërisë, pasi nuk po përballonte dot numrin e madh të komentuesve, të cilët shprehnin indinjatën e tyre, ku natyrisht nuk ishin vetëm shqiptarë, por edhe persona të tjerë, që kanë mbetur të habitur./lapsi.al/




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat