Suedi: Sërish kërcënohet shkrimtari Hamit Gurguri

Diaspora

Suedi: Sërish kërcënohet shkrimtari Hamit Gurguri

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 14:10

Shkrimtari shqiptar, Hamit Gurguri, i cili aktualisht jeton dhe krjion në Gislaved të Suedisë, sërish është kërrcënuar për të heshtur. Sipas Gurgurit, një person i moshës rreth 30 vjeçare, me mjekërr, disa minuta pas orës 10, të merkurën më 29 tetor, është parë tek dera e banesës së shkrimitarit. Ai fliste serbisht dhe me njërën dorë mbante një mombë dore dhe me tjetrën bënte gjeste që tregonin se shkrimtari duhej të heshte. Përndryshe, ai kërcënoi se herën tjetër banaesa e tij së bashku me familjen Gurguri, do të hidhet në ajër.

Këtë rast Hamiti e ka paraqitur në policinë lokale, e cila ka ardhur shpejt në vendin e ngajrjes dhe se është zotuar se do të punojë në zbulimin e personit që kërcnoi dhe në zbardhjen e rastit.

Hamit Gurguri i cili është autorë i mbi 20 veprave letrare në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, nga persona të panjohur është kërcënuar edhe dy herë të tjera. Shkas për këtë kërcënhim, sipas tij, mund të jetë përmbajtja e disa teskteve të tija, në të cilat bëhet fjalë për gjenocidin serb gjatë viteve kundër shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat