Miqtë e Mark Gjonaj në fushat për rritjen e fondeve (Foto)

Diaspora

Miqtë e Mark Gjonaj në fushat për rritjen e fondeve (Foto)

Nga: Nga Beqir SINA Bronx New York City Më: 29 tetor 2014 Në ora: 19:52

BRONX - NEW YORK : Natën e martë, 28 tetor , 2014, Assemblyman i Qarkut 80-t, në New York, Mark Gjonaj - mbajti një fushatë - fondesh me mbështetësit e tij - për zgjedhjet e 4 Nëntorit 2014. Zonën elektorale ku ai rikandidon dhe ka shumë mundësi të fitojë një mandat të dytë - mbasi deri tani nuk ka asnjë kundërshtar. Veprimtaria e mbrëmëshme tërhoqi dhjetëra mbështetës të tij, nga të gjitha komunitetet, përfshirë shqiptarët, miqtë dhe të afërmit, shokët dhe politikanëve të lartë vendorë, çka tregon punën e tij dhe respektin në këtë zonë elektorale..
Ngjarja u mbajt në lokalin e njohur Don Coqui Restorant, zonën bregdetare e quajtur City Island, në Bronx - New York.

Gjonaj - i cili është biri i dy emigrantëve shqiptarë, i lindur dhe rritur në Bronx, i kushton një pjesë të madhe të jetës së tij për aktivitetet e komunitetit, si dhe duke ndihmuar komunitetin shqiptaro-amerikan në të gjithë zonën e New Yorkut. Ai mori detyrën në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, më 1 janar 2013, duke sjellë me vete përvojat e tij - si biri i një emigranti - një pronari të biznesit të vogël dhe praktikat e vështira për të jetuar dhe punuar në lagjen Bronx. Ai është i pari shqiptarë i Amerikës, në historinë e emigracionit që zgjidhet me votat elektorale në një detyrë kaq të lart në shtetin e New Yorkut.
Në mandatin e tij të parë si Assemblyman i Qarkut të 80-t, Gjonaj - thuhet se ka ndihmuar shtetin e New Yorkut, të bëjë përparime të mëdha në fushën e mbulimit afatgjatë të sigurimit të kujdesit shëndetësor, të shtetësisë dhe të emigracionit, të shërbimeve të tjera sociale për shtresat e varfëra, duke ndihmën e tij në sistemin e arsimit, dhe atë të shërbimit civil.
Si një Assemblyman i mandatit të parë, në shtetin e New Yorkut, Qarku 80-të në Bronx, Mark Gjonaj - simbas shtypit lokal - ka luajëtur një rol aktiv në Albany dhe në Qarkun 80-të, për të krijuar vende pune dhe të mirë paguar, strehim të përballueshëm për qiramarrësit, arsim cilësor në shkollat publike, zgjerimin e objekteve të kujdesit shëndetësor në qytet, mbrojtjen dhe sigurinë e lartë në qendrat socialepër të bërë rrugë të sigurta në të gjitha lagjet, dhe një cilësi më të mirë e jetës për të gjithë komunitetet.

Gjatë fushatës së tij, Assemblymani Gjonaj ka premtuar se do të jetë i pranishëm në të gjitha ngjarjet e planifikuara në Qarkun e 80-të, duke u gjendur pranë të gjitha komuniteteve, prej nga hispanikët, ata me ngjyrë, kinezët, arabët, rusët, italianët dhe të tjerët.
Ai mbajti mbrëm një fjalim entusiast, para dhjetëra mbështetësve të tij në Restorantin Don Coqui - duke thënë në fillim të fjalës së tij , se ai do të donte të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre në fushatën për rritjes së fondeve. "Në fund të fundit, tha Gjonaj - një zyrtar i zgjedhur nuk është asgjë pa mbështetjen e komunitetit, ku ai është zgjedhur, poqese ai nuk është i lidhur me hallet e problemet e zgjedhësve të tij. Unë jam i kënaqur për gjithëçka kam bërë, gjatë këtij mandati për ju dhe duke punuar së bashku me ju ".

Assemblyman Mark Gjonaj - gjatë kësaj darke për rritjen e fondeve financiare të fushatës së tij për zgjedhjet e 4 Nëntorit, mori dhe mbështetëjen nga Kongresmeni demokart e New Yorkut, Elliot Engel, Senatores së Shtetit Ruth Hassel Thompson, Jr dhe Senatorit të Shtetit Jeff Klein, Kontrollorin e Qytetit Scott Stringer, Këshilltarit James Vacca, Senatorin e Shtetit Jose M. Serrano, Assemblyman Jeffrey Dinowitz, Këshilltarin Andrew Cohen, Councilwoman Annabel Palma , Robert Fannuzi (CB8), Bob Bender (CB8), Christina Taylor (FVCP), disa lider të komunitetit dhe më shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarë.
Kongresmeni demokart e New Yorkut, Elliot Engel, tha në fjalën e tij se ishte aty në këtë fushat për rritjen e fondeve sepse, ai po e mbështetëse fuqishëm asambleistin Mark Gjonaj - edhe në një mandat të dytë. "Prej kur ai u zgjodhë për herë të parë, tha Engel - unë kam patur shumë besim se Marku do të jetë një përfaqësues i mirë i zërit tuaj në Albany - dhe se ai tashmë është njeriu i duhur edhe për një mandat tjetër për të gjitha komunitetet në Bronx" tha Engel - duke shtuar se si i pari asambleist shqiptarë, në New York, unë dhe Mark Gjonaj - kemi qenë present në shumë ngjarje të komunitetit shqiptarë".
Kontrollori i Qytetit Scott Stringer, tha se "Ju sot nuk po mbështesni vetëm një asambleist të New Yorkut - por ju po mbështetni atë sensin që ka Mark Gjonaj - për të përfaqësuar ju në qytetin tonë"

Mark Gjonaj përfaqëson Qarkun 80-të të Kuvendit të Nju Jorkut, i cili përfshin lagjet e Allertona, Bedford Park, Morris Park, Mosholu Parkway, Norwood, Pelham Gardens, Pelham Parkway dhe Van Nest në Bronx, lagje këto ku jeton dhe një numër i madh e familjeve shqiptare.

Ai është i lindur dhe rritur në Bronx. Mark, aktualisht banon në Pelham Parkway me gruan e tij, Roberta një infermiere, dhe dy bijtë e tij Nicholas, një nxënëse i shkollës së lartë dhe Jozefi, i cili është i regjistruar aktualisht në një shkollë publike në Bronx . Ai është biri i dy emigrantëve shqiptarë - nga Reçi i Ulqinit, të modeli i emigrantëve shqiptarë në emigrim të cilët kan punuar në punët më të vështira për të ndërtuar një të ardhme sa më të mirë për fëmijët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat