NAAC, një zëdhënës i çështjes shqiptare në Uashington

Diaspora

NAAC, një zëdhënës i çështjes shqiptare në Uashington

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 08:30

Në emisionin televiziv "Ditari", ishte i ftuar për një intervistë Drejtori Ekzekutiv i Grupit, Avni Mustafaj, i cili mbi këtë zhvillim dhe mbi rolin e organizatës në vite.

Zoti Mustafaj, tha se edhe pse fizikisht zyra e NAAC-ut është mbyllur, do të vazhdojë puna me rrjetin e krijuar në Washington, që janë 25 anëtarët e Këshillit “The Albanian Issues Caucus”, me Departamentin e Shtetit, si dhe me disa ish-ambasadorë dhe njerëz që përfaqësojnë shoqata dhe institute studimore.

Ai tha se pavarësisht që burimet financiare të NAAC-ut kanë mbaruar, shoqata do të vazhdojë të mbajë kontaktet me strukturat e zhvilluara gjatë këtyre 18 vjetëve dhe do të gjenden mënyra për ta vazhduar punën e saj në të ardhmen, edhe pa qenë e pranishme në Washington.

Zoti Mustafa foli edhe për kontributin që ka dhënë Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan për çështjet shqiptare, si pjësëmarrja në Konferencën e Rambujesë, roli i saj në Marrëveshjen e Ohrit, përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndihma për lehtësimin e dialogut me Kosovës dhe Serbisë.

Ai pranoi se NAAC ka punuar më shumë me Kosovën, se sa me Shqipërinë, si një shtet i ri, që ka patur nevojë për më shumë mbështetje dhe që fillimisht nuk kishte ambasadë në Washington.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat