Shqiptarja e humbur që prej shtatorit, familjarët apel për ndihmë

Diaspora

Shqiptarja e humbur që prej shtatorit, familjarët apel për ndihmë

Më: 28 tetor 2014 Në ora: 11:20

Një 15-vjeçare shqiptare nga Kosova është zhdukur prej muajit shtator, ndërsa familja e saj që jeton në Zyrih nuk ka asnjë informacion për të.

Apeli për gjetjen e vajzës shqiptare është dhënë nga mediet zviceriane, të cilat kanë shpërndarë foton së bashku me informacionin për vajzën. Ajo quhet Kujtesa dhe ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej datës 23 shtator të vitit 2014. Vajza është 1,70 centimetra e gjatë, me flokë të zeza, mban syze dhe flet gjermanisht përveç gjuhës shqipe.

Mediat zvicerane kanë vënë në dispozicion të kujtdo që mund të dijë vendndodhjen e 15-vjeçares shqiptare, një numër telefoni për të kontaktuar me policinë e Zyrihut: 044 247 22 11. Për të gjithë ata që mund të kenë një informacion në lidhje me vendndodhjen e vajzës, mund të kontaktojnë në këtë numër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat