SHBA: Promovohet ne Atlanta - platforma ‘Albanian Voices’- ‘Zërat shqiptarë’

Diaspora

SHBA: Promovohet ne Atlanta - platforma ‘Albanian Voices’- ‘Zërat shqiptarë’

Nga: BEQIR SINA New York Më: 26 tetor 2014 Në ora: 21:23

Atlanta, Georgia - 25 shtator 2014 - Një shtetase amerikane nga Atlanta, Georgia, e cila ka themeluar një organizatë për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare, thotë se disa shqiptarë ia kishin shpëtuar jetën dy vjet më parë.
“Tradita shqiptare e Besës më shpëtoi jetën 2 vjet më parë teksa ndodhesha në Republikën Domenikane”, tregon Ashley Wood, themeluese dhe drejtuese e organizatës ‘Albanian Voices’ (‘Zërat shqiptarë’).

Ashlye ishte duke bërë kërkime për temën e saj të doktoraturës në një qytet të vogël, kur gabimisht e gjeti veten të rrethuar nga një grup njerëzish të rrezikshëm.

E gjithë skena rrëfen amerikania, u pa nga nga shqiptarët, të cilët dolën në mbrojtje të vajzës amerikane të cilën vetëm se e kish parë një ditë më parë.

Në një video e postuar në youtube ajo thotë se "Mua më tërheq kultura shqiptare për konceptin e Besës, shprehet Wood - Dhe, shtonë se" Kjo është diçka që unë kam mësuar personalisht - kur unë studjoja për doktoraturën time në Republikën Dominikane në 2012" .
Teksa tregonë "Unë iu afrova një grupi njerëzish, që për sa kuptova unë për çdo arsye nuk ju pëlqeu fakti që unë kisha shumë pyetje. Përgjigja e tyre, thotë Wood, ishte tepër agresive. Ndërsa, ata po më tërhiqnin me forcë drejt makinës së tyre, ishte një grup shqiptarësh që unë kisha takuar vetëm një ditë me parë, ndërhyri, duke më shpëtuar nga rreziku. E cila, ishte një përvojë e tillë - që të ndryshon përgjithmonë jetën".
Andaj, shprehet ajo në videon e postuar prej saj, ka ardhur koha " Që unë dua të bëjë diçka për vendin që bënë aq shumë për mua , sepse, dua t'a bëj të ditur se shqiptarët në Republikën Dominikane, ishin duke vepruar në bazë të një kodi nderi(Kanunit) të lashtë e bënë atë një histori që vlen për t'ja treguar botës".
Mbasi kjo “Ishte si një skenë si ato të dalë nga një film, tregon ajo dhe shprehet se nuk më besohet ajo që po ndodhte. Ndërsa, Shqiptarët, nisën të më mbronin për asnjë arsye tjetër, vetëm për faktin se më konsideronin si mysafire në atë vend”, rrëfen ajo.
“Një koncept unik i kulturës shqiptare, sipas saj që është tradita e besës; që do të thotë se jeta e mysafirit vlen më shumë se gjithçka dhe ai duhet të mbrohet derisa është në besën tënde”.

“Isha aq e prekur dhe e frymëzuar nga kjo kulturë kaq e veçantë, saqë vendosa të krijoja ‘Albanian Voices’, me shpresën për ta ndarë këtë kulturë të mrekullueshme me pjesën tjetër të botës”, rrëfen vajza nga Atlanta - Georgia Ashley Wood, e cila ka bërë tani eshe shumë miq shqiptarë nga dega e Federatës PanShqiptare VATRA në Michigan.

Ndërkohë, në faqen e saj të internetit thuhet se "Zërat shqiptarë", ka qenë duke punuar për të ruajtur historinë gojore të kulturës shqiptare dhe rritjen e angazhimit dhe të kuptuarit të komunitetit shqiptar nëpërmjet një platforme dixhitale", thotë Drejtoria Ekzekutive e kësaj paltforme Ashley Wood. Duke shtuar se "Për vitin e kaluar dhe gjysmën e këtij viti, ne kemi qenë në gjendje të veprojmë me nismën tonë të grumbullimit të materialeve historike, kemi ndjekur disa nga ngjarjet në terren të komunitetit, dhe ndërtimin e faqes sonë në internet me anë të vullnetarizmit kryesisht me fondet tona."

"Mbështetja e organizatës tonë ndaj komunitetit shqiptar lejon që kultura ime, historia dhe gjuha që të kuptohet më mirë nga pjesa tjetër e botës," shpjegon Zëvendës Drejtorja, e kësaj roganizate Bora Shehu duke shtuar se "Si qëllimin ajo ka rëndësinë e rritjes së aktiviteteve tona, e cila është e rëndësishme për ne që të rritet dhe të legjitimuar organizatën tonë në përputhje me rrethanat."

Më tej thuhet se "Zërat Shqiptarë" nisi një fushatë fondmbledhëse "Indiegogo crowdfunding" më 16 shtator 2014 me qëllim grumbullimin e ndihmave të financimit të një udhëtimi për grumbullimin e materjalve historike në Shqipëri, si dhe mbulimin e kostove që lidhen me operacionet e vazhdueshme dhe dokumentacionin e organizatës së regjistruar zyratarisht simbas statusit ligjor në SHBA - 501 (c) (3) (jo-fitimprurëse ).

"Formati fondmbledhëse "Indiegogo crowdfunding" është veçanërisht i përshtatshme për organizatën tonë dhe që ajo lejon të gjithë ata që dëshirojnë të përfshihen në projektin tonë", shpjegon Bora. "Kjo lejon njerëzit të kontribuojnë në çfarëdo niveli - pavarësisht, se ku punojn ata -. Edhe në qoftë se ata kan për të na ndihmuar dhe për të na promovuar në fushatën tonë, përmes mediave sociale. Ne kemi marrë deri tani mbështetjene komunitetit, kështu që metoda croëdfunding duket jashtëzakonisht të përshtatshme për ne" ka pohuar Zëvendës Drejtorja, e kësaj roganizate Bora Shehu.


Në videon e saj të postuar në youtube, Drejtoria Ekzekutive e kësaj paltforme Ashley Wood, thotë se ne jemi një organizatë jo-fitmimprurësese, që mundëson dhe inkurajon popullin shqiptar. Për përdorimin e lirisë së fjalës në jetën e tyre. Ne faqen tonë, të internetit, sipas saj shqiptarët, mund të shprehin përvoja personale në kontekstin e historisë së Shqipërisë, duke i dhënë asaj një dritë të re.
Shqipëria, thuhet në video është një vend në udhëkryq mes lindjes dhe perëndimit, është një vend i vogël, i bukur në jug lindje të Europës, që kan qenë keqkuptuar, pushtuar dhe harruar për shekuj me radhë. Komunizmi e izoloi Shqipërinë, duke i izoluar shqiptarët, për më shumë se 50- vjet gjatë shekullit të XX-të. Ai i pati kufizuar atyre lirinë e fjalës dhe ka rrezikuar aspektet e traditës së të folurit shqiptarë.
Por, Shqipëria, ka diçka të veçantë, që i ka qëndruar testit të kohës.
Kurse, Bora Shehu një vajzë shqiptare, e cila është zëvendëse drejtore e Projektit "Zërat e Shqiptarëve" në videon në youtube, thotë se kjo ishte mënyra ime për të kontribuar për vendin tim - që e dua dhe e respektojë aq shumë. "Sa më shumë që mësojë rreth kulutrës shqiptare, aq më shumë dua ta ruajë atë . Dhe ta kalojë atë tek brezat e ardhshëm nëpërmjet një mënyre të re që ata mund ta kuptojnë, nëpërmjet internetit" thotë Shehu..
Ajo tregon se ka lindur në Shqipëri, por shumicën e jetës saj deri tani e ka kaluar në Amerikë, aty ku çdo shqiptar kontribuon në mbrojtjen dhe pasurimin e kulturës shqiptare . Prandaj, ajo mendon se zëri i çdo shqiptari është i rëndësishëm për të krijuar një kuptim të ri.
Organizata "Zërat shqiptarë" që thotë se po promovonë shqiptarët në botë me anë të tekonologjisë më të re dixhital bënë thirrje se "Me donacionet tuaja , ekipi ynë do të udhëtojë në Shqipëri, dhe në vendet që e rrethojnë atë. Në mënyrë që të mund të dokumentojmë tregimet nga shqiptarë që jetojnë në rajon. Ne do e frocojmë organizatën tonë me programues profesional për të permisuar funksionalitetin dhe paraqitjen e faqes sonë të internetit për të përmisuar pamjen dhe fuksionalitetin e faqes sonë. Por më e rëndësishmja është përmisimi i seminareve që do të organizojmë. Të rritet plan-programi tonë dhe të ndajmë përmbajtjen tonë më shkolat në Shqipëri dhe në zonat ku ka popullata të mëdha të shqiptarëve" shkruhet në faqen e saj të internetit.
Dhe sqaronë se "Ne kemi filluar të zhvillojmë një seri seminaresh dhe mësimesh që të mësojmë rininë shqiptare si të arrijë rrjedhshmëri në komunikimin dixhita në mënyrë që ata të mund të lidhin zërin e tyre shqiptar me atë të komunitetit botëror. Meqenëse komunikimi dixhital po bëhet forma kryesore e komunikimit që është i pranishëm në të gjitha platformat tona të mediave sociale është gjithashtu shumë e rëndësishme të mësosh si t'a eksplorojmë këtë teknologji shqiptarëve kudo që janë.Duke marrë statusin e një organizate jo-përfituese, ne do të jemi në gjendje të aplikojmë për ndihma të cilat do përdoren ta bëjmë organizatën tonë dhe shkrimet në të arritëshme nëpërmjet platformës dixhitale."
Organizata Zëri i Shqiptarëve e cila promovon ruajtjen e traditës shqiptare të historisë gojore ofron për shumë informacion duke vënë në dispozicion faqen e internetit të organizatës në http://albanianvoices.org - si edhe në Facebook, Twitter, Instagram dhe YouTube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat