Nga protesta në Nyon, para selisë së UEFA-s!

Diaspora

Nga protesta në Nyon, para selisë së UEFA-s!

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 16:13

Me moton: UEFA i tha PO racizmit! Ne i themi JO racizmit, sot në Nyon të Zvicrës, para selisë së UEFA-s u mblodhën me qindra shqiptarë të protestojnë kundër vendimit skandaloz të UEFA-s për ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri e cila nxori fajtore kombëtaren Shqiptare pa asnjë argument të shëndoshë! Përkundër fakteve , UEFA nuk i morri parasysh thirrjet raciste dhe fashizoide të tifozëve serb “Vrite, there shqiptarin”! Gjithçka që kishte parë kreu i UEFA-s Michel Platini ishte droni që fluturoi mbi fushë me një hartë e cila ngërthen në vete vijat ku jetojnë shqiptarët në Ballkan! Kjo mjaftoi që kreu i UEFA-s të flet me paragjykime duke e cilësuar atë dron se mund të kishte qenë bombë! Ndërsa tifozët që u futën në fushë nuk mund të kishin pasur qëllimin e keq, ata u futën në fushë të “përqafojnë” lojtarët e kombëtares Shqiptare, me thika në dorë!
Vendimi skandaloz dhe i pa parë i UEFA-s është mësim për botën e civilizuar, se edhe nëpër institucionet më serioz të globit, ka persona të cilët promovojnë racizmin publikisht! Kërkojmë që Evropa të marrë në pyetje kreun e UEFA-s Michel Platini për deklaratë ne tij me paragjykim, dhe UEFA-n qe sollën një vendim të këtillë racist!
Nga Nyoni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat