Gjermania vendlindja e dytë e shqiptarëve të Kosovës

Diaspora

Gjermania vendlindja e dytë e shqiptarëve të Kosovës

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:11

Gjatë tetorit në qytetin Emmendingen të Gjermanisë festimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, i dhanë shkëlqim edhe "Yjet e Kosovës" që bashkë me afaristë, diplomatë, administratorë, krijues dhe qytetarë shqiptarë që përkohësisht jetojnë dhe punojnë në Gjermani, u bënë pjesë e festës, e cila kulmoi me ekspozitën e skulptorit me prejardhje nga Peja, Mal Murtajt.

Pleqtë e Kosovës gjatë periudhës komuniste, sa herë që është përmendur Gjermania kanë pëshpëritur pa zë, diçka, me vete. Tash kur Kosova e ka mposhtur komunizmin, pleqtë e Kosovës, për Gjermaninë flasin zëshëm dhe me krenari tregojnë:
- Gjatë luftës Dytë Botërore kur gjermanët erdhën në Kosovë, na e dhanë flamurin e ndaluar nga Serbia, na i hapën shkollat amtare, e besa edhe na patën premtuar se pas luftës, Kosovën nuk do të sundonte Serbia! Mirëpo, për fat të keq, Gjermania e humbi luftën dhe në Kosovë erdhën „çakejtë e kuq” sllavo-komunist, dhe prapë u ndalua flamuri kuq e zi, u mbyllën shkollat shqipe dhe për 50 vjet shqiptarët u mbajtën nën pranga! Kështu ndodhi sepse, e Gjermania e humbi luftën dhe, edhe ajo vet e pësoi, duke mbetur e ndarë në dy pjesë…
Ndarja e Gjermanisë theu edhe zemrat e shqiptarëve, të cilët ishin të bindur se, pa bashkimin e Gjermanisë, nuk çlirohet as Kosova! Kështu është thënë dhe kështu vërtetë ka ndodhur: kur u prish Muri Berlinit, u prish edhe diktatura e kuqe dhe agoi liria ndër popujt e robëruar të Ballkanit. Drita e lirisë u përhap edhe në Kosovë, për lirinë e së cilës prapë ishte e madhe merita e Gjermanisë, që shqiptarëve të Kosovës ua ka hapur derën, që nga viti 1960 duke ua lejuar mundësinë e punës, nga e cila shqiptarët e Kosovës përballuan varfërinë e skajshme ekonomike dhe nuk iu nënshtruan robërisë serbe.
Ky është tregimi i pleqve të Kosovës që vazhdon të tregohet me krenari dhe adhurim, sidomos në shënimet Ditës së bashkimit të Gjermanisë, që shqiptarët e Kosovës e konsiderojnë festë të atdheut të tyre të dytë. Kjo u vërtetua gjatë këtyre ditëve të tetorit në qytetin Emmendingen të Gjermanisë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat