Shqiptari "fluturon“ 80 metra dhe shpëton pa asnjë lëndim

Diaspora

Shqiptari "fluturon“ 80 metra dhe shpëton pa asnjë lëndim

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 00:02

Një shqiptar 23 vjeç ka pasur fat të jashtëzakonshëm në fatkeqësi. Pasi që ka humbur kontrollin mbi të, vetura e tij, një BMW M6 moderne dhe e fuqishme, është përplasur fillimisht në mbrojtësen e parë anësore të autostradës dhe pastaj ka “kërcyer” mbi të gjitha (tri) korsitë deri sa është ndalur më në fund pas “fluturimit” prej 80 metrash. Atë e ka ndalur muri prej betoni në anën e djathtë të autostradës që shkon nga Zugu drejt Lucernit.
Ndërkohë që makina është shkatërruar totalisht, mrekullisht shoferi i pakujdesshëm nuk ka pësuar asgjë. Vetura vlerësohet se kushton 140.000 franga. aksidenti ka shkaktuar bllokim të rrugës pe¨r një periudhë të shkurtër kohore, bëhet e ditur në një njoftim të policisë
Policia e Zugut e ardhur në vendin e aksidentit ia ka marrë menjëherë patentëshoferin qytetarit nga Kosova, i cili nuk ka të drejtë të ngasë asnjë lloj automjeti. Veç kësaj, ai do të përballet edhe prokurorinë , pasi që policia i ka bërë atij një kallëzim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat