Marko Caka :"Te punosh me regjizorin me te mire te botes, nje mrekulli e vertete qe pak kush e perjeton"

Diaspora

Marko Caka :"Te punosh me regjizorin me te mire te botes, nje mrekulli e vertete qe pak kush e perjeton"

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 19:28

Pasi kishte fituar audicionin e karakterit ne film, keto dite nisen xhirimet e filmit te fundit te regjizorit me te famshem ne bote, Steven Spielberg, "ST. James Place" (Hollywood, drama, thriller ,October 2015) .,Film qe flet per ngjarjet e viteve 50'-60' ne luften e ftohte ndermjet dy superfuqive te botes, Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe ish Bashkimit Sovjetik. Pervoja e dites te para te xhirimeve eshte me e vecanta e jetes sime profesionale per aktorin e ri shqiptar ne Hollivud,Marko Caka. Bashkepunimi me njeriun me te cmuar te planetit, Steven Spielberg ka surprizuar Markon duke e bere shqiptarin e vetem qe ben pjese ne filmin e tij. Aktori shqiptar eshte ne rolin e Reporterit agjent amerikan me pseudonimin "Jaka blu e metrose" (Collar blue subway), ku do te ndiqja te gjitha veprimet e nje keqberesit rus te agjentures se KGB, gjate luftes se ftohte me Bashkimin Sovjetik. Ngjarjet me sakte I perkasin 1 majit te vitit 1960, dhe pikerisht ne ate dite feste te punetoreve per bllokun komunist, FBI kishte informacione per shperthim bombe qe do te godiste qytetein e Nju Jorkut. Ne xhirimet e paradites ngjarjet ishin ne stacionin e metose Brad te qytetit metropolitan, dhe ne xhirimet e pasdites ngjarjet transferoheshin ne nje nga daljet e urave gjigande qe lidh Manhatanin me Brooklyn, gjithnje ne ndjekje te keqberese, por qe ne zonen e fundit, numri I agjenteve ne perndjekje te tij ishte me i pakte. Sipas bisedes me Marko Caken, ai thote se "Ndjehem i priveligjuar qe bashke me kolegun Anthony Congiano e disa aktore te tjere, ishim ne perzgjedhjen speciale te tij per te vazhduar edhe ne xhirimet e pasdites. Nuk e di sesi arrin ti perzgjedhe karakteret, por di qe kerkon me te miren..Eshte njeriu inovator i fantazise qe fale talentit te tij te rralle sjell gjithcka te re e te vecante brenda fokusit te kameras, qe mendja e te tjereve nuk e arrijne ta perceptojne dot. Ai ishte nje regjizor qe nuk pranonte ta ndiqte aktin nepermjet monitoreve, por e shoqeronte duke hyre ne brendesi te interpretimit te aktorit. Nje eksperience e vecante me nje pune kalosale me shume lodhje, ku cdo skene kishte mbi 20 dubla (perseritje), dhe kete e ben vetem nje producent I tille me permasa boterore, per te dale cdo gje perkryer" thote Marko Caka per General News Agency. Me tej ai thote se-"Ndjehem me fat qe mbase jam shqiptari i pare qe kam ndjere nga afer udhezimet e tij, ku disa here me kapte nga supet per te kryer levizjet ashtu siq I donte ai. Madje ne nje skene si pjesetar I grupit te agjenteve ne perndjekje te keqberesit rus, une duhet te beja sikur lidhja kepucet dhe pastaj te kaloja anen tjeter te trotuarit, ishin veprime se duhet te benim sikur isha vizitore I rastesishem, dhe per keto levizje, me vjen asistenti I tij, dhe me thote,- "Te lumte shume mire, Spielbergu me dergoi per te te falenderuar se bere ashtu sic donte ai". Te jem I sinqerte, per pak e humba veten, dhe nuk e besoja, e thashe- vertete regjizori me i mire I planetit mi ka thene keto fjale.." .. Pastaj ditet e tjera te xhirimeve kane vazhduar edhe ne gjygjin e agjentit te KGB ku Marko Caka shfaqet si nje reporter qe mbulon lajmin. Xhirimet e ketij filmi vazhdojne edhe gjate vitit 2015, dhe qe do te dale ne kinema ne Tetor 2015..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat