Shqiptarja që i shpëtoi sulmit në Parlamentin Hill në Kanada

Diaspora

Shqiptarja që i shpëtoi sulmit në Parlamentin Hill në Kanada

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 17:52

Ngjarja tragjike dhe makabre e sulmit terrorist në Parlament Hill të kryeqytetit kanadez, ku ka pasur edhe të vdekur e lënduar, ka shqetësuar edhe rahovecasit dhe familjen Mazreku, po ashtu miq dashamirë të familjes së ngushtë të Fazli Mazrekut, jo vetëm në Rahovec, por edhe në Kosovë, ngase në tempullin e demokracisë botërore, punon edhe vajza e dytë e Fazliut, Flutura.
E cila sipas babait të saj është shëndosh e mirë, por e shqetësuar, pasi ka përjetuar momente të vështira në jetën e saj, ende të re, babai i saj Fazliu, falënderon miqtë dhe dashamirë, të cilit me të kuptuar për sulmin, janë interesuar për fatin e
Fluturës, e cila fatmirësisht ka shpëtuar, pa kurrfarë pasoja trupore, përveç shqetësimeve, të cilët Flutura e re do i përballojë, ka njoftuar në Facebook Fazli Mazreku./RahovecPress

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat