Braktiset nga e ëma, Britania vendos për kthimin e 2-vjeçares në Shqipëri

Diaspora

Braktiset nga e ëma, Britania vendos për kthimin e 2-vjeçares në Shqipëri

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 17:24

Një foshnjë mund të kthehet nga qyteti Sussex i Britanisë për të jetuar në Shqipëri, pas braktisjes nga e ëma, shkruan "The Argus". Pritet që gjykata të marrë vendimin lidhur me të ardhmen e vogëlushes 2-vjeçare, që ka lindur në Brighton dhe është vendosur nën kujdesin e Këshillit të qytetit.

Nëna shqiptare e vajzës, rreth të njëzetave, ishte gjashtë muaj shtatzanë kur shkoi në Britani. Asaj iu refuzua kërkesa për azil, çka e detyroi ta linte të bijën me një të njohur dhe më pas, të zhdukej.

Detajet e rastit janë zbardhur gjatë një seance në Gjykatën e Lartë të Londrës. Gjykatësja, Justice Theis pohoi se vendimi për të ardhmen e vogëlushes duhet të merret nga një gjykatë britanike. Ajo tha se i është dhënë një “konsideratë aktive” mundësisë që vogëlushja të kthehet tek të afërmit në Shqipëri, duke shtuar se anëtarët e familjes në Shqipëri po ndihmohen nga punonjësit socialë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat