Urime ditëlindja e 94-të, profesor!

Diaspora

Urime ditëlindja e 94-të, profesor!

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 17:38

Vitet po kalojnë, e Profesori ynë, Akademiku Mark Krasniqi i është afruar një shekulli jet. Me 19 tetor të këtij viti mbushi 94 vjet. Ky asht i fortë shqiptari, ky plak vital dhe me një memorje të kthjellët ruan me fanatizëm virtytet e larta shqiptare. Mjafton ta takosh vetëm një herë dhe ky plak i urtë, me atë buzëqeshjën e tij të ëmbël, të bënë për vete. Të bënë të mos e harrosh kurrë dhe, dashuria për të çdo ditë sa shkon e rritet.
Këtë dashuri dhe respekt të madh për të e kanë edhe kryesia dhe anëtarësia e gjërë e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen të Bayernit të Gjermanisë, të cilët për 93 vjetorin e lindjes i organizuan një pritje solemne.
Andaj, në emër të kryesisë së shoqatës, anëtarësisë së gjërë dhe në emrin tim përsonal, Profesor Markut i urojmë nga zemra 94 vjetorin e Tij të lindjës, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe shëndet të mirë! Njëherësh, lutëmi që Profesori ynë, Mark Krasniqi të na jetoj edhe gjysmë shekulli jetë!

Në emër të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen, Osman Ferizi, kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat