Shqiptarët protestojnë në Londër kundër racizmit dhe dhunës

Diaspora

Shqiptarët protestojnë në Londër kundër racizmit dhe dhunës

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 23:04

Shqiptarët protestojnë në Londër kundër racizmit dhe dhunës. Mbi këtë motiv, ata u mblodhën para ambasadës serbe ku zhvilluan një protestë me pankarta dhe thirrje ku dënuan koret raciste dhe dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve në ndeshjen Serbi – Shqipëri.

Me protestën e tyre tërësisht paqësore ata donin të tregonin gjithashtu se ndryshe nga serbët ata nuk e shohin dhunën si një zgjidhje.

Protestës së tyre i janë bashkuar edhe të huaj. Kjo nuk është protesta e parë e cila dënon racizmin serb ndaj shqiptarëve. Ditë më parë, disa të rinj shqiptarë kanë protestuar në Tiranë para ambasadës serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat