Ekspozita me vuajtjet e shqiptarëve, mahniti të pranishmit në Berlin

Diaspora

Ekspozita me vuajtjet e shqiptarëve, mahniti të pranishmit në Berlin

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 17:26

Po si duket muajve të fundit kanë filluar të ringjallën edhe aktivitetet edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin,aktivitete që ndoshta i kanë munguar në një masë këtij institucioni shtetëror. Ardhja e z. Skender Xhakaliu si ambasador në Berlin si dhe freskimi me kuadro të reja ka bërë që ambasada ti hapë dyert jo vetëm për njerëz të politikës po edhe për krijues të fushave të ndryshme dhe biznesmen dhe afaristë shqiptarë që kërkojnë mbështetjen e ambasadorit Xhakaliu dhe personelit tjetër të ambasadës.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të pasqyroj ndonjë aktivitet politik të ambasadorit Xhakaliu, por ideja e ambasadorit Xhakaliu që në lokalet e ambasadës të organizoj një ekspozitë me veprat e piktorit dhe skulptorit gjerman Armin Guther, i cili në moshë të shtyre tetëdhjetë e tre vjeçare trajton temën e eksodit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe ia prezanton publikut gjerman dhe të huaj një ngjarje që tek shumë artistë shqiptar e haste shumë pak e mos të flasim për organizimin e ndonjë ekspozite me tema të tilla nga artistë shqiptar në diasporë. Ndoshta mund ta ketë bërë dikush nga ta, por në Berlin kjo është e para.

Vizitorë nga të katër anët

Shikuar nga aspekti historik studiues të huaj në fusha të ndryshme kanë treguar gjithnjë interesim që ta ndihmojnë këtë popull të shtypur me shekuj. Sipas lashtësisë sonë ne duhet ti dhuronim të mira popujve të tjerë e jo të tjerët të merren me ne. Zaten edhe ekspozitës së sotme lirisht mund t’ia vejmë titullin “Të huajt për ne”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat