Las Vegas : Shqiponja shqiptare Adrian Hadribeaj, përsëri fiton në Artet e Përziera Marciale (Foto)

Diaspora

Las Vegas : Shqiponja shqiptare Adrian Hadribeaj, përsëri fiton në Artet e Përziera Marciale (Foto)

Nga: Beqir SINA New York Më: 19 tetor 2014 Në ora: 12:37

LAS VEGAS NEVADA : MMA ngjarja më madhe në garën Kupa Energjisë Përbindëshi u mbajt sot të shtunën më 18 tetor 2014 në stadiumin e lojërave me dorë "Sam Boyd Stadium", Las Vegas. Në këtë ngjarje kryesore sportive të kësaj fundjave Fight Cards u mbajtën tre "luftëra", ku në fillim dolën në "kafaz" gjashtë luftëtarë të trajnuar mirë dhe me përvojë, midis tyre edhe shqiptari me pashaportë Amerikane Adrian Hadribeaj - i cili "luftoi" kundra amerikanit AJ Williams, duke luftuar për titullin e peshës së lehtë.
Adrian Hadribeaj, i njohur si ”The Eagle” (Shqiponja), fitoi përsëri mbrojtur kurorën e tij të peshës së lehtë, në një nga sportet më të vështirë në botë të quajtur Artet e Përziera Marciale (Mix Martial Art’s – MMA).
Shqiptari me shtetësi amerikane, Adrian Hadribeaj nga Michigani fitoi me rezultatin 3-0 në MMA, dhe 2-0 BMMA kundra amerikanit nga Las Vegas A.J. Williams i cili mori rezultatin 1-1 në MMA, dhe 0-1 BMMA. Në një ndeshje ku asistoi dhe aktori i njohur shqiptaro amerikan Mike Dusi.

Rezultati i Adrian Hadribeaj duke mundur A.J. Williams, në një "luftë" të vështirë simbas një gazete sportive në Las Vegas, thuhet se erdhi nëpërmjet vendimve të ndara të gjyqatarit Mark Smith pra duke lexuar rezultatet tij.

Kjo fitore e dyta rradhazi brenda pak javëve erdhi në një Match të peshës së lehtë, kur Adrian Hadribeaj fitoi 3-0 në MMA, dhe 2-0 në BMMA, duke e "rrahur" kësaj rradhe brenda në shtëpinë e tij amerikanin nga Las Vegasi AJ Williams, i cili mori vetëm një raund atë të tretë, 1-1 në MMA dhe 0-1 BMMA.
Williams simbas "Sherdog.com" ka qenë i dremitur dhe ka kontestuar fortë vendiminin e gjyqatarëve në një çështje krejt të padiskutueshme, sipas tyre.
Gazeta sportive "Sherdog.com" shkruan duke analizuar të 3 raundet, se‎ Williams ishte agresor në fillim, të raundit të parë, me disa të "shtëna" të mëdha me këmbë,, por Hadribeaj ishte vigjilent në mbrojtje, gjithmonë duke qëndruar i fortë në "xhep" të kafazit, dhe iu kundrpërgjigjë Wiiliamsit me goditje " të zjarrta" dhe hedhje të menjëhershme në sulm.
Megjithëse, Williams ka vazhduar të kontrollojë qendrën e kafazit, shkruan gazeta në të gjithë raundet, por ai e humbi nga shkelmat e shumta të larta, dhe të "zjarrta" që u panë nga Hadribeaj në përgjigje me kundrvënjen ndaj tij. Arma më e mirë për Williams, 'ishte në të vërtetë e majta e tij e drejtë, por Hadribeaj tregoi një mbrojtje të fort dhe agresive dhe ishte në gjendje për tju kthyer atij me një "stuhi" goditjesh me shqelma dhe grushta.
Ndërsa, Williams ka vazhduar të hedhi "bomba" në të dytin ruand, Hadribeaj, sipas gazetës sportive "Sherdog.com" i është përgjigjur çdo shkëmbimit të shqelmave, të tij duke e "shkatërruar" Williamsin deri në godtijet e rënda në syrin e majtë të tij. Në një moment të shpejtë në kafaz, gjatë raundit të dytë u pa Hadribeaj i cili ishte gati për të shënuar një fitore(nokaut) duke e mposht me këmbë, por Williams ka "shtrembëruar" rrugën e tij, duke dalë për mrekulli jashtë telasheve dhe u kthye në këmbë, ku ata vazhduan me goditje të forta deri në rënjen e gongut.
Në raundin e tretë Williams filloi të shpërthente me goditje me bërryla, për të mos përmendur disa goditje me gjunjët e shkurtër dhe e fiton raundin. Hadribeaj filloi në kohë sulmet si në raundin e parë dhe të dytë, madje edhe me kapjen e Williamsit me disa të "shtëna" takedowns tajlandeze, por, ai kurrë nuk e lejojë veten të bjerë në dyshemen e kafazit. Pra e kontrolloi mjaft mirë raundin për aq sa kishte nevojë për të, duke fituar një fitore të vështirë - e cila u mbyll me rënjen e gongut për herë të fundit ..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat