ISIS - restoranti i shqiptares në SHBA

Diaspora

ISIS - restoranti i shqiptares në SHBA

Më: 18 tetor 2014 Në ora: 00:13

Ata ende përgjigjen në telefon me thënien e thjeshtë, “Isis Coney Island”, dhe tingëllima e pjatave të mëngjesit dhe gumëzhima e konsumatorëve të lumtur ende është e njëjtë, por ka diçka të re në këtë restorant pran lumit.
“Isis Coney Island” me qetësi ka kaluar në “Freedom Coney Island”.

Ata ende nuk e kanë ndryshuar shenjën në fasadë – ndonëse reklama e re “Freedom Coney Island” është porositur. Të gjitha tavolinat janë të veshura ende me emrin e vjetër të restorantit, emër i cili bëri që shumë të habiten me të pas shfaqjes së Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS).

Pronarja e restorantit, shqiptarja nga Kosova, Liz Nikollaj, thotë se emri ISIS duhet t’i fshihet.

Veç emrit, edhe emërtimet në meny kanë ndryshuar: ombleti Isis tani është shndërruar në omlet të lirisë (freedom omelette).

“Emri “Freedom Coney Island” tingëllonte më i duhuri dhe duket mirë në meny”, ka thënë Nikollaj.
Por, ky ndryshim nuk ka qenë i lehtë. Vetë Nikollaj thotë se ngjyrosja, ndryshimi i tavolinave, menyve dhe shenjave, për restorantin e saj është “shumë i shtrenjtë”.

Liza thotë se komuniteti ka qenë i padurueshëm, duke iu drejtuar me fjalë “të ashpra e të papërshtatshme”.

“Na thoshin, ‘Duhet ta ndryshoni emrin. Është emër terroristësh’”, tregon Liza.

Thotë se tani konsumatorët ndjehen më rehat me emrin “Liri”. Madje Liza thotë se ka filluar të ngjallet edhe puna pasi kohëve të fundit konsumatorët nuk hynin në të për shkak të emrit që koincidente me emrin e grupit terrorist.

“Jo të gjithë e dinë se e kemi ndryshuar emrin sepse ende nuk i kemi vënë shenjat – jemi në pritje të tyre. Por, rëndësi ka që po u pëlqen”, thotë Liza. Tani, sipas saj, i gjithë dekori do të jetë i ndërlidhur me lirinë.

“Kemi konsumatorët më të mirë këtu, u vinte keq që na është dashur të kalojmë nëpër të gjithë këtë”, shton Liza.

Më herët, para se çifti nga Kosova ta blinte restorantin, ai kishte enterier egjiptian që i përshtatej emrit Isis, një perëndeshë egjiptiane.

“Më pëlqen shumë këtu. S’do ta ndërroja me asnjë vend tjetër”, ka thënë Nikollaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat