Shkolla shqipe në diasporë - vatër e ruajtjes të identitetit kombëtar

Diaspora

Shkolla shqipe në diasporë - vatër e ruajtjes të identitetit kombëtar

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 17 tetor 2014 Në ora: 17:14

Shqiptarët kanë mbijetuar, duke trashëguar gjuhën e tyre amtare, duke ruajtur doket, zakonet, artin, kulturën dhe traditat kombëtare.

Ne shqiptarët jemi populli më i lashtë autoktonë në kontinentin europian, me një histori mijëra vjeçare të ngarkuara me luftëra, rrudhje kufijsh, pushtime, përndjekje, dhunë të pa parë nga pushtuesit shekullor nga të cilët kemi përjetuar dhimbje dhe emigrime të një pas njëshme nëpër epokat e ndryshme historike. Përkundër këtyre përjetimeve dhe valëvitjesh të dhimbshme, shqiptarët kanë mbijetuar, duke trashëguar gjuhën e tyre amtare, duke ruajtur doket, zakonet, artin, kulturën dhe traditat kombëtare, të cilat ishin dhe të njëjtat mbeten bërthama e ruajtjes të identitetit kombëtar. Nga biseda të cilën e zhvilluam këto ditë me, Miradije Gashin, veprimtare, mësuese, krijuese dhe aktiviste e mirënjohur në diasporë, mësuam së kontingjenti i emigrantëve shqiptarë të përndjekur u detyruan pa dëshirën e tyre ta marrin botën në sy me familjet, prej të cilëve kategoria më e dhimbshme ishin fëmijët mërgimtar, këta engjëj të pafajshëm, të cilët po shihen në fotografitë e fotoreportazhit tone, të cilët pa fajin e tyre bashkë me shumë familje shqiptare u detyruan të emigrojnë dhe jetojnë në shtete të huaj, me një gjuhë, me një kulturë dhe veprimtari tjetër në atdhe të huaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat