Fati ia zgjat dorën guximtarit

Diaspora

Fati ia zgjat dorën guximtarit

Nga: Rukie RAMA Më: 16 tetor 2014 Në ora: 17:51

Shkaku dhe pasoja janë ato që mund të hyjnë në çdo temë komenti të situatave të ndryshme. Pa shkak nuk ndodh asgjë.
Do jetë shkak kjo ndeshje sporti e zhvilluar në stadiumin e Beogradit që 14 tetori të ngelet një datë e paharruar në histori për kombin tonë. Mos u shqetëso nga zemërimi i të drejtit, ki frikë heshtjen e tiranit.
Djemtë tanë u nisën për të luajtur një ndeshje futbolli me bindjen që do fitonin në sajë të punës së tyre që kishin bërë, trajnimit dhe në sajë të krenarisë së vet shqiptarit që kudo që të shkojë e mban kokën lart dhe synon fitore.
Por si shkuan djemtë tanë në këtë ndeshje?
Nuk mund të them si luftëtari në betejë pa armë, pasi arma ishte zemra e tyre luftarake, talenti i tyre dhe çfarë është më kryesorja qytetaria që i karakterizoi gjatë gjithë kohës: por përfaqësueses tonë kombëtare nuk iu lejuan simbolet e kombit, nuk u lejua tifozëria që duhej ta shoqëronte. Edhe në vdekje po të shkojë një njeri, përveç të madhit Zot që do ta shoqërojë, ka nevojë dhe për një mbështetje morale.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat