Shqiptarët përplasen me serbët në Vjenë

Diaspora

Shqiptarët përplasen me serbët në Vjenë

Më: 16 tetor 2014 Në ora: 10:40

Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në Beograd, mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, janë ndjerë një natë më parë, dhe në rrugët e Vjenës.

Rreth 50 shqiptarë, sipas policisë, u mblodhën në rrethin e 16-të të Vjenës, në Otakringerstrase, ku ka një numër të madh të restoranteve, pronarët e të cilëve janë me origjinë nga ish-Jugosllavia.

Ata hodhën shishe dhe substanca të tjera që mund të marrin flakë, në një vend ku banorët janë kryesisht serbë. Por trazirat e mundshme u ndaluan falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Vjenës.

Në zonë u mblodhën rreth 200 serbë të cilët u përpoqën të çajnë përmes një kordoni policor. Për të parandaluar konfliktet mes serbëve dhe shqiptarëve, mbërritën njësitë speciale “Vega”.

Vetëm në sajë të një numri të madh të punonjësve të policisë dhe pas 2 orë provokimesh dhe protestash, trazirat u shuan. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm disa dëmtime materiale, si automjete dhe një makinë policie.

Por ekziston frika se konflikti mund të përshkallëzohet në datën 9 nëntor, kur do të mbahet një lojë futbolli midis ekipit Kajzerebersdorf-08 të Serbisë dhe atij Shqipërisë, në mesin e të cilit ka mjaft kosovarë. Kjo lojë është konsideruar një takim me rrezik të lartë, kështu që nuk përjashtohen incidentet e mundshme në fushë, por edhe jashtë saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat