​Uk Lushi i bënë thirrje Shqipërisë të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë

Diaspora

​Uk Lushi i bënë thirrje Shqipërisë të ndihmoj në tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:28

Veprimtari shqiptar në Amerikë Uk Lushi, thotë se Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë në zgjidhjen e ngërçit politik, i cili sipas tij po merr përmasa të rrezikshme. Lushi propozon që me këtë çështje të merren Bujar Nishani dhe Edi Rama.
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama duhet të ofrojnë ndihmën në zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Kështu propozon Lushi, nëpërmjet një statusi në Facebook.

"Kriza politike në Republikën e Kosovës është duke marrë përmasa të rrezikshme. I thërras Presidentin e Republikë së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, dhe Kryeministrin, z. Edi Rama, të ofrojnë ndihmën e tyre në uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të formimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës. Duke qenë nga krahë të ndryshëm partiakë dhe duke pas lidhje politike dhe miqësore me liderët e partive në Republikën e Kosovës, dy udhëheqësit kryesorë nga Tirana mund të ndihmojnë Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, dhe partitë në Kosovë. Humbjet e ngërçit politik në Prishtinë tashmë janë tepër të mëdha dhe si popull nuk guxojmë të lejojmë që Republika e Kosovës të rrëshqet në abis politiko-ekonomik.", ka shkruar Lushi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat