BRONX NEW YORK : Presidenti i Shqipërisë Shkëlqesia e Tij Bujar Nishani në një darkë të organizuar nga komuniteti shqiptar i Amerikës në Nju Jork, duke vlerësuar marrdhëdhënjet e shkëlqyera Shqipëri - Shtetet e Bashkuara të Amerikës - dekoroi me medaljen më të lart Flamurit Kombëtar Federatën PanShqiptare të Amerikës VATRA dhe Presidentin e nderit Agim Karagjozi dhe kryetarin aktual të Vatrës Dr Gjon Buçaj me dekoratën "Nderi i Kombit"
Në fjalën e tij në darkën e Vatrës - kreu i shtetit shqiptarë ndërsa vlerësoi kontributin për promovimin e Shqipërisë dhe Kosovës në SHBA - përmendi dhe Çamërinë këtë pjesë të pandarë të ndetitetit tonë kombëtar dhe kërkojë që ajo të mbetet një obligim i respektit mbarëkombëtar- në respekt të vuajtjeve dhe sakrificave të tyre.
Duke thënë se "Sot çështje e pandarë e indetitetit tone kombëtar është padyshim edhe Çamëria historia kontributet - sakrificat e komunitetit Çamë janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë dhe duhet të jënë pjesë e pandarë e respektit tonë kombëtar'
Simbas shtypit shqiptarë në SHBA, thuhet se Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani gjatë takimeve të tij me komunitetin shqiptarë, i është dorëzuar në Nju Jork, një peticion nga Organizata Shqiptaro-Amerikane “Çamëria” dhe 11 shoqata të tjera, në të cilin, shtetit shqiptar, i kërkohet të vihet realisht në lëvizje, jo për të ndryshuar kufirin me Greqinë, por për të njohur të drejtat e popullsisë çame të dëbuar nga tokat e veta.
Gazeta Dielli dhe Illyria shkruajn sot se kreu i Shoqatës “Çamëria”, Fuat Mamo i arratisur nga Shqipëria gjatë viteve të diktaturës, duke i dorëzuar peticionin, Presidentit, i tha: “Ne e vlerësojmë që Qeveria e ka futur në programin e saj këtë çështje dhe hapat e parë janë hedhur, por ne kërkojmë zgjidhje dhe jo qëndrim në vend. Sot, edhe kryetari i Vatrës ndjehet çam dhe ka ardhur në këtë takim për këtë problem, por edhe bashkatdhetarët tanë nga Malësia, Plavë-Gucia, Ulqini, Kosova, janë me ne. Me këtë bashkim zërash të diasporës shqiptare, pa dallime partiake, ne duhet t’i përcjellim edhe një mesazh politikës shqiptare, që të gjejë pikat e bashkimit së paku për çështjen kombëtare.”
Kurse në fjalën e tij bëhet e ditur se Presidenti Nishani nga ana e tij, evidentoi faktin se lidhur me çështjen çame, gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe tani flitet më hapur në politikë dhe në bisedimet ndërmjet dy vendeve. Presidenti Nishani shtoi “Sot çështje e pandarë e identitetit tonë kombëtar është padyshim edhe Çamëria – historia kontributet, sakrificat e komunitetit Çam janë pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë dhe duhet të jenë pjesë e pandarë e obligimit të respektit tonë kombëtar.”
Në këtë Peticion për avancimin e zgjidhjes së Çështjes Çame, drejtuar Presidentit të Republikës, Organizatës Shqiptaro Amerikane Çamëria iu bashkuan Federata Panshqiptare e Amerikës ”VATRA”, Fondacioni ‘’Plave Guci’’-New York; Shoqata Atdhetare ‘’Malësia e Madhe’’-Detroit; Shoqata Atdhetare’’ Ana e Malit’’-New York; Fondacioni ‘’Ded GjonLuli’’-New York,Fondacioni ‘’Dom Simon Filipaj’’-New York;Fondacioni Humanitar ‘’Malesia’’-New York; Shoqata Atdhetare ‘’Kraja’’-New York; Shoqata Atdhetare ‘’Ulqini ‘’- Chicago, Bashkimi Kombëtar dhe Shkolla Shqipe në Bronx, Shoqata “Rugova” në New York.
Peticioni drejtuar Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani
Ne, shqiptarët e Amerikës, kemi jetuar dhe jetojmë gjithmonë me shqetësimet e vëllezërve e motrave tona në vendlindje, dhe përcjellim me vëmëndje të madhe çdogjë që shkon në dëm të popullatës shqiptare, kudo si në Kosovë, Mal tëZi, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri. Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kufijve, por kërkojmë të njihen të drejtat tona; Kërkojmë dënimin e genocidit grek të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë;
- Riatdhesimin dhe njohjen e të drejtave si: shtetësinë, gjuhën, pronën, traditat dhe kulturën;
- Kompensimin prej mbi 70 vjetësh të shfrytëzimit të padrejtë të shtëpive, pronave dhe pasurive të tjera nga pronarët e paligjshëm.
Në fund të këtij peticioni thuhet se : "Si anëtarë të bashkësisë shqiptare këtu që jetojmë e punojmë në SHBA, jemi të shqetësuar për shqiptarët e krahinës shqiptare të Çamërisë martire edhe kemi të drejtë të pyesim dhe t’i drejtohemi qeverisë sonë: “Çfarë po bën qeveria shqiptare për Shqiptarët e Çamërisë këto vitet e fundit?” Duke u nisur nga fakti se Qeveria e sotme e ka vënë në programin e saj Problemin Çam, atëherë duhet që pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të ngrihet sa më parë komisioni për të drejtat e popullit të Çamërisë. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje pasi e ardhmja e Shqipërisë është në Komunitetin Europian. Shpresojmë që shteti shqiptar,që ju keni nderin të drejtoni, të përdorë të gjithë mekanizmat juridike dhe politike për ta zgjidhur këtë dramë të popullsisë çame".