Gjermani/ Skandali me refugjatët, dhunohen brutalisht azilkërkuesit

Diaspora

Gjermani/ Skandali me refugjatët, dhunohen brutalisht azilkërkuesit

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 19:11

Të paktën katër roje sigurie në Gjermani që punojnë për një firmë private janë duke u hetuar në lidhje me abuzim të përsëritur ndaj azilkërkuesve.

Disa foto dhe një video që kanë dalë në sipërfaqe, tregojnë keqtrajtimin e refugjatëve, në një qendër në Burbach në perëndim të vendit.

Një imazh tregon këmbën e rojes gjermane të sigurisë që shtyp qafën e një azilkërkuesi algjerian.

Policia bastisi qendrën dhe mori në pyetje rojet dhe refugjatët, pasi një gazetar lokal ka marrë një DVD që tregon abuzimin dhe e ka bërë publike.

Të paktën dy nga katër rojet mësohet se kanë precedentë të mëparshëm penale për abuzim me drogën dhe njihen si persona të dhunshëm.

“Homecare Europian”, e cila drejton qendrën, është një nga kompanitë më të mëdha private për azilkërkuesit në Gjermani.

Renate Walkenhorst, zëdhënësja e kompanisë, tha se ata nuk kanë gjithmonë kohë për të kontrolluar se kush punon për ta.

“Ndonjëherë jemi të detyruar të punësojmë njerëz, për të cilët ju nuk jemi 100 për qind të sigurtë se duhet t’i mbajmë vazhdmisht nën vëzhgim. Ky është një fakt, sepse ne kishim vetëm katër ditë kohë për të ngritur strehën “BURBACH”, tha zëdhënësja.

Më shumë se 65.000 njerëz kanë aplikuar për azil në Gjermani në gjysmën e parë të vitit 2014, sipas Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së.

Gjermania ka një rritje prej 50 për qind në kërkesat për azil krhasuar me një vit më parë, kryesisht pas luftërave në Irak dhe Siri.

Grupet e të drejtave të njeriut në Gjermani thanë se ata kanë frikë se agresioni ndaj azilkërkuesve është gjithnjë e më shumë në rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat