Presidenti Nishani u pritë ngrohtësisht nga komuniteti shqiptarë në Nju Jork

Diaspora

Presidenti Nishani u pritë ngrohtësisht nga komuniteti shqiptarë në Nju Jork

Nga: BEQIR SINA, New York Më: 28 shtator 2014 Në ora: 19:12

BRONX NEW YORK: Presidenti i Republikës, Bujar Nishani - u prit nё njё atmosferё shumё tё ngrohtё nga shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte gjithashtu i ftuar në një mbrëmje edhe nga Federata PanShqipatre e Amerikës VATRA njё organizatё e para dhe më e vjetra shqiptare në diasporë, themeluar nga kolosët e kombit në pavarësinë e shtetit shqiptarë.

Me rastin e vizitës së presidentit Bujar Nishani, Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në bashkëpunim me Komunitetin Shqiptar në Neë York, në mbrëmjen e 27 shtatorit, në restorantin MAESTRO’S, në Bronx Nju Jork, së bashku shqiptarët e Amerikës, shtruanë një darkë, ku ishin të ftuar edhe klerikët e të gjithë besimeve fetare, lider të komunitetit, personalitete të politikës, sipërmarrjes dhe kulturës, si dhe nga shumë studentë, pra qindra bashkatdhetarë nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare.

Me këtë rast Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA u dekorua me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar, "Flamuri KOMBETAR", kurse dy kryetarët e fundit të saj : Presidenti i nderit i Vatrës, zoti Agim Karagjozi dhe Kryetari aktual i VATRES Gjon Buçaj, u dekoruan me Urdhërin ”Nderi i KOMBIT”

Ndërkohë - Grupi folklorik Kelmendi këndojë e vallëzojë duke kënduar edhe një këngë kushtuar vizitës së Presidentit Nishani në Malësi - me tekstë të potetit Gjovalin Luma


Zotit Nishani ia uroi mirëseardhjen nën/kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj - i cili në fjalën e hapjes, duke iu drejtuar të pranishmëve, në emër të Vatrës për mirëseradhjen Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bujar NISHANI dhe Delegacioneve që e shoqërojnë atë gjatë kësaj vizite në Nju Jork.:

"Është kënaqësi, që në këtë darkë, vijon tradita 104 Vjeçare e Federatës Vatra, tha Rexhaj organizatës më e vjetra, më historikja e Kombit, ku bashkësitë Fetare janë së bashku, luten së bashku, duke përcjellë kështu, traditën e tolerancës dhe vëllazërimit ndërfetar, traditë, kjo, që edhe Papa Francesku, e potencoi dhe e ngriti aq lartë, gjatë dhe pas vizitës së tij të suksesshme në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë Etnike, javën e kaluar."
Më pas në foltore koordinatoria e kësaj mbrëmje, studentija e dalluar shqiptaro-amerikane, fituese e një bursi të Fondit të Studentëve të Vatrës dhe së fundi përfituese e Fondit prestigjioz FulBright, zonjushën Krisela Karaj - ka faleminderuar të gjitha shoqatat dhe organizatat pjesëmarrësë në këtë mbrëmje me presidentin Nishani : Shoqatën Çamëria, Bashkimi Kombëtar dhe Shkolla Shqipe, Fondacioni Plavë e Guci, Levizja e Legalitetit - Neë York, Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe” Detroit, Shoqata Atdhetare “Ana e Malit” Neë York, Fondacioni “Dedë Gjo Luli” në Neë York, Fondacioni “Dom Simon Filipaj” - Neë York, Fondacioni Humanitar “Malësia” në Neë York, Shoqata Atdhetare “Kraja” Neë York, Shoqata Atdhetare”Ulqini” Chikago, Shoqata “Rugova” në Neë York, Shoqata Kelmendi, Shoqata e Shkrimtareve etj.
"Pra, e gjithë Shqipëria Etnike, tha udhëheqësja e kësaj mbrëmje Karaj, duke shtuar ashtu siç e ka bër Zoti pra, ndodhet sonte këtu në këtë darkë bujare, duke përcjellë mesazhin e Kombit të bashkuar".


Më pas udhëheqësja e mbrëmjes Krisela Karaja, ka ftuar pjesmarrësit që të ngrihen në këmbë dhe të përcjellin Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe të Hymnin Kombëtar Shqiptar si dhe të mbajnë një minut Heshtje për të gjithë të rënët e Kombit Shqiptarë!


Imam Edin Gjoni ka përcjellë Lutjen Fetare në emër të tre besimeve Fetare, rit ky tradicional i Vatrës që prej 104 vitesh.Ndërsa, fjalën përshëndetëse në emër të Vatrës dhe të gjitha shoqatave e ka mbajtë Kryetari i Shoqatës ÇAMËRIA, Fuat Mamo.
Më pas ka përshëndetur Diplomati nga Kosova, Korab Mushkolaj.
Zoti Nishani duke vlersuar kontributin e shqiptarëve të Amerikës tha se Shqiptarët e Amerikës janë dhe kan qenë historikisht një pikë orientimi të çështjes kombëtare. "Shprehja e famëshme që lindi që në kohën e themeluesve të parë të Vatrës dhe që u mbajt gjallë nga vatranët, tha Presidenti Nishani : "Mbahu Nënë mos ki frikë se ke Djemtë në Amerikë" është përsëri sot e gjallë dhe monumentale,".
Më pas ai vazhdoi duke thënë se do të duhet shumë kohë - do të na duhen më shumë fjalë dhe shumë angazhime për të përmendur dhe festuar të gjithë kontributin e vatranëve në vite - dhe të gjithë diasporës shqiptare në Amerikë.
"Dhe, natyrishtë, theksojë Nishani që këtë do ta bëjmë - për çdo ditë dhe në vijëmësi , sepse nëpërmjet meritës dhe vlerësimit përmes faleminderimit dhe mirënjohjes ndaj Vatrës dhe vatranëve - por edhe të gjithë diasporës shqiptare në Amerikë, kemi "nderuar veten kemi vlerësuar arritjet e dertanishme dhe kemi shpërblyer me mirënjohje atë çka Shtetet e Bashkuara dhe populli Amerikan - kan bërë në historinë tonë, për Shqipërinë dhe shqiptarët."
Ai njoftoi të pranishmit se ka qenë dëshira e tij të nisë një traditë këtu në mesin e vatranëve, në mesin e diasporës shqiptare në Amerikë, që në emër të shtetit shqiptarë në emër të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dhe në emër të gjithë Shqiptarëve, të nisim një proces vlerësimi përmes akordimit të dekorataës, organizatatve tona, dhe personaliteteve të spikatuara të diasporës shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo në Diasporë.
"Një traditë, tha ai të cilën dëshirojë sa herë të jem midis jush dhe sa herë ju të jeni midis nesh në Shqipëri, Me këtë rast së pari dëshirojë të sjell midis jush në emër të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dhe në emër të të gjithë shqiptarëve vlerësimin maksimal me dekoratën e lartë - më të lartën që ka Shqipëria atë të Flamurit KOMBËTAR - akorduar Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA
Me motivacionin :"Presidenti i Republikës së Shqipërisë i jep dekoratën e Flamurit Kombëtar Vatrës për rolin e saj historik kombëtar në mbështetjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, dhe në mbrojtje të të drejtave të shqipraëve në SHBA dhe në botë, nëpërmjet lobimit në Kongresin Amerikan dhe në institucionet e tjera amerikane."
Ambasadori i Shqipërsië pranë Misionit të Përherëshëm të R. Shqipërisë në OKB, shkelqësia e tij Ferit Hoxha, tha se :' Presidenti i Republikës së Shqipërisë i jep zotit Agim Karagjozi dekoratën Nderi i Kombit - me motivacionin "Me mirënjohje të veprimtarisë së tij të pasur patriotike dhe përpjekjeve të suksesëshme për të ruajtur traditën historike të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA duke u shëndërruar në një zëdhënëse e çështjes shqiptare në SHBA".
Dhe, se :' Presidenti i Republikës së Shqipërisë i jep zotit Gjon Buçaj dekoratën Nderi i Kombit - me motivacionin " Për merita të veçanta në drejtimin e suksesëshëm të Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA në mirënjohje të vazhdueshme të çështjes kombëtare dhe ecurisë së reformave demokratike si në Shqipëri dhe Kosovë".


Duke marrë dekoratën e lartë, kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Bucaj, tha se në emën tim, të bashkëpuntorëve të mij dhe të gjithë vatranëvet dhe të dashamirëve te VATRËS, Ju shpreh mirënjohjen e thellë për nderimin që Ju i bani kësaj organizate 102 vjeçare, me dekoratën ma të lartë, Urdhëri i Flamurit Kombëtar, të cilën e marrim në dorëzim me krenari, si vlersim për ata patriotë të mëdhaj që e themeluen në frymën e atdhedashunisë dhe mbi bazat e demokracisë amerikane, dhe për të gjithë ata që e mbajtën pandërpremje në shërbim të kombit e të atdheut.
"Për vatranët e sotëm dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan në përgjithësi, ky çmim prestigjoz na vjen edhe si mbështetje e fortë morale, në përpjekjet tona per t’a rritë dhe fuqizue Vatrën, që të mundet me i shërbye me dobi ma efektive çashtjes kombëtare. Me forcën morale dhe me prestigjin që i jep trashigimia e vet historike, ky institucion duhet të shfrytzohet për dobinë e kombit, me nji platformë që në rend të parë synon bashkimin e kombit dhe ecjen e tij drejt integrimit europjan, fitoren dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëvet që jetojnë në trojet e veta në shtetet për rreth, me nji përkushtim të veçantë për zgjidhjen e çashtjes çame.
Me këtë rast due të përshëndes të gjithë vatranët që, në këto dekadat e fundit, e kanë mbajtë Vatrën me përkushtim e sakrifica, si edhe vatranët e rij që po shtohen dita-ditës dhe që ata do t’ua përcjellin atë, të forte e të shëndoshtë, breznive të ardhshme.
Përsa i përket dekoratës time, Z. President, kjo më vjen si nji e papritun shumë e kandëshme, nji nderim i madh, për të cilin ju jam thellësisht mirënjohës, por edhe si nji obligim për t’u kujtue gjithmonë se shërbimi dhe nderimi për kombin janë detyra të vazhdueshme.

Gëzimin për këtë dekorim e shton fakti se, në këtë vit, me propozimin e VATRËS, do të dekoroni edhe vatranët që ranë viktima të pafajshme të regjimit gjakatar komunist.

Këtë nderim të sotem due t’a ndaj me bashkëpuntorët e mij dhe me të gjithë vatranët, si të hershmit për punën e përbashkët gjatë katër dekadave të fundit, ndër ta zoti Agim Karagjozi të cilin ju e dekoronii sonte me plot meritë, ashtu edhe me vatranët e rij që tash 3-4 vite i janë bashkue dhe gjithnji vazhdojnë t’i bashkohen VATRËS, tue krijue degë të reja në vendet ku banojnë shqiptarë në ShBA dhe ne Kanada, me vullnetin e fortë dhe me dëshirën për t’i shërbye çashtjes kombëtare me emnin dhe potecialin e saj. Jam i sigurtë se shumë prej tyne do të nderohen me çmime e dekorata të meritueme në të ardhmen.

Në anën përsonale, e ndjej nevojën me përmendë me krenari e mirënjohje farefisin tim dhe të gjithë banorët e katundin Arst, i ngjitun bashkë me Miliska, ku kam lindë dhe kam kalue fëmininë e parë, banorë të vorfën por fisnikë si të gjitha malsinat tona. E kujtoj me mall e mirënjohje Nanën, ndjesë pastë, që me ka dhanë bekimin me u largue në moshë të re, në kërkim të shkollimit, megjithë nevojën që kishte për ndimën e ma të madhit me i rritë katër fëmijt e mbetun heret pa babë.

Fati më ka sjellë me pasë mësuesa të mirë, shokë, miq te moshuem e të ri, në shtegtimin e gjatë prej vendlindjes, në Shkodër, ne Kosovë, në Itali dhe këtu në Amerikë, që kanë ndikue në formimin tim, me etjen për dituni dhe me frymën e atdhedashunisë. Tash jam bashkshort dhe prind i lumtun, dhe përjetoj gëzim të pafund kur ndëgjoj thirrjet në gjuhën shqipe: “Baba Gjysh, të due shumë”.

Në emër të z. Agim Karagjozi ka falenderuar i biri, Zuhdi Karagjozi vëllai i tij dhe e bija.

Të pranishmit u argëtuan nga DJ Bujar Uka me bashkëshorten Anila , ndërsa Shoqëria Kulturore KELMENDI dhe Bashkimi Kombëtar, sollën Shqipërinë në sallën e mbrëmjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat