Suedi, 8 shqiptarë prej 18 ditësh në grevë urie, kërkojnë azil politik

Diaspora

Suedi, 8 shqiptarë prej 18 ditësh në grevë urie, kërkojnë azil politik

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 11:05

Suedi- Prej 18 ditësh 8 azilkërkues shqiptarë, mes tyre dhe gra kanë hyrë në grevë urie në qytetin Gävle pranë Malmös në Suedi.
Ata kanë aplikuar për azil politik, me arsyetimin e se janë të rrezikuar nga gjakmarrja dhe se nuk munden të kthehen në vendlindje.Greva po zhvillohet në qytetin Gälve përpara Ministrisë së Migracionit.
Shqiptarët në grevë nuk identifikohen, ata duan mbeten anonim për shkak se janë të frikësuar.
“Ekziston rreziku që armiqtë tanë mund të na gjejnë edhe këtu në Suedi”, thotë një prej tyre.
“Ju doni prova?” Pyet një nga burrat.
Ai tregon dy plagë në trupin e tij, të cilat thotë se janë plagë që i ka marrë pas dy përpjekjesh të pasuksesshme për ta vrarë.
Një grua tregon se burri i saj ishte i akuzuar për vrasje, por u lirua në gjykatë. Tani familja e viktimës është në ndjekje të tij për ta vrarë.

Gratë flenë flenë në një tendë të ngritur në një lëndinë jashtë ndërtesës së migracionit. Ndërsa burrat në terren. Ata thonë se janë të përgatitur edhe të vdesin.
“ Nëse nuk marrim azil politik dhe na kthejnë ne do të vdesim, kështu që mund të vdesim edhe këtu”.
Shqiptarët të cilët kërkojnë azil politik në Suedi për shkak të “Gjakmarrjes” në bazë të Kanunit, nuk njihet nga organet e migracionit si çështje për të përfituar azil politik.
“Bordi i Migracionit beson se ne gënjejmë, pasi sipas tyre Shqipëria është një vend i sigurtë me një polici që funksionon. Tani ne jemi futur këtu në në grevë urie deri sa të kemi një përgjigje pozitive”, thotë njëra nga gratë në grevë.
Policia shqiptare nuk mund të bëjë asgjë në lidhje më sigurinë e tyre, sipas shqiptarëve.
“Policia është e korruptuar dhe qeveria po ashtu. Shumë familje kanë të afërm ose kontakte në polici. Nëse keni probleme hasmërie me një familje të tillë, policia nuk do të bëjë asgjë”, thotë njëri nga grevistët.
Ingrid Thyr nga Komiteti për Azil shpjegon për mediat suedeze se kjo çështje duhet të sqarohet nga Ministria e Migracionit, pasi fakt është se në vitet e fundit ka pasur një mumër të madh rastesh”gjakmarrje” në trevat shqiptare, duke mos kursyer as gratë dhe fëmijët.
“Situata e pjesëtarëve tjerë të cilët marrin pjesë në këtë grevë është poashtu e përkeqësuar pasi që të gjithë këta klandestinë refuzojnë të marrin ushqim”, thekson Thyr.
Mari Al Adehesi nga këshilli shtetëror për mediat shpjegon se këta refugjatë janë në pragun e vdekjes dhe se moti i vështirë vetëm sa e përkeqëson gjendjen e tyre.
Klas Hemlin, është një nga të rinjtë Gävle që janë në mbështetje të shqiptarëve dhe ai mendon se greva e urisë është një armë e mirë për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat