Mjekët e huaj janë të mirëseardhur në Gjermani

Diaspora

Mjekët e huaj janë të mirëseardhur në Gjermani

Më: 28 shtator 2014 Në ora: 08:48

Viteve të fundit në Gjermani nuk vijnë vetëm mjekët nga vendet anëtare të BE-së, por edhe nga vendet tjera të Ballkanit. Më së shumti raportohet të ketë mjekë nga Greqia.
Sipas Dhomës së Mjekëve të Greqisë në vitin 2013 ka punuar në Gjermani 2847 mjekët të lindur në Greqi, 11.4 për qind më shumë se në vitin paraprak.

Më shumë se 40 për qind e studentëve të diplomuar në shkollat greke të mjekësisë pas diplomimit të shkojnë jashtë vendit, më me dëshirë në Gjermani, Zvicër, Britani të Madhe dhe Suedi. Një nga arsyet për të shkuar jashtë shtetit është paga më lartë.

Gjermania paguan më mirë në krahasim me vendet tjera sepse është e varur nga mjekët e huaj.

Julia Dixon nga Agjencia Federale e Punësimit thotë se arsyet se pse vijnë më shumë mjekët nga Greqia në Gjermani është edhe kriza që ka kapliar viteve të fundit vendin.

Nga Agjencia e Punësimit besojnë se punëdhënësit gjermanë mbështeten në ofertën aktuale në tregun e ri të mjekëve të aftë nga Evropa Jugore dhe Juglindore. Por mjekët për të përmirësuar kushtet shkojnë edhe në Britani të Madhe dhe Skandinavi, ku rrogat janë edhe më të mira se në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat