Presidenti Nishani u takua me rrjetin e sipermarresve shqiptar ne Nju Jork

Diaspora

Presidenti Nishani u takua me rrjetin e sipermarresve shqiptar ne Nju Jork

Nga: BEQIR SINA, New York City Më: 27 shtator 2014 Në ora: 21:44

Presidenti Nishani pasi faleminderojë të gjithë sipërmarrësit, i ka nxitur ata dhe inkurajuar duke u bërë thirrje që të investojnë në Shqipëri dhe Kosovë në vendorigjinën e tyre."Me suksesin tuaj na bëni të ndjehemi krenarë, sillni prosperitet për familjet tuaja dhe i jepni Shqipërisë e shqiptarëve imazhin e vërtetë" tha ai.

NEW YORK CITY : Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, është në një vizitë disa ditore në New York, në kuadrin e zhvillimit të punimeve të Sesionit të 69-të, të Asamablesë së Përgjithsëshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani. Ai duke përfituar nga qëndrimi në Nju Jork dhe Detroit, ka zhvilluar disa takime me komunitetin shqiptarë, në dy vednpërqendrimet më të mëdha shqiptare në SHBA.
Me këtë rast, ditën premte në darkë, në lokalin e famshëm Russian Tea Room, në Nju Jork, me pronar shqiptarë, zotin Hasan Biberaj, është organizuar një takim në formë koktejli me Presidentin e Shqipërisë dhe Rrjetin i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë - APEN (Albanian Professionals and Entrepreneurs Netëork).
Në takimin e së premtes me APEN, morën pjesë edhe diplomatët e Shqipërisë e Kosovës, ambasadori i Shqipërisë në Misionin e Përherëshëm dr.Ferit Hoxha, dhe zëvendës ambasadori Petrika Jorgji, Konsulli i Kosovës në New York, Korab Mushkola, dhe nje grup i njohur biznesmenësh të sukseshëm shqiptaro amerikan - veprimtarë, si dhe asamblesiti i parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj.
Takimin e hapi duke i uruar mirëseardhjen në SHBA, manaxheri i lokalit Russian Tea Room zoti Ken Biberaj., kurse në emër, të Rrjetit të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro Amerikanë, kreu i saj zoti Edmont Çoku, i urojë mirëseardhjen Presidentit Nishani
Fjalën kryesore e mbajti Etrita Ibroci duke ju drejtuar Shkelqesisë së Tij Presidentit Nishani dhe të gjithë të pranishëmve,
Moderatoria e takimit në fjalën e saj përmendi faktin se Organizata APEN e ka një dëtyrë të veçantë: ndërthurjen e aftësive dhe njohjeve profesionale të rinisë shqiptare në SHBA, me qëllim krijimin e një rrjeti mbështetës profesional me identitet shqiptarë.
"Së paku, duam me APEN të krijojmë një rrjet ku njërëzit mund të lidhën e të ndihmojnë njëri tjetrin për gjetjen e një vendi të punës, për avancimin në karrierë, për gjetjen e mundësive të përbashkët për profesionet dhe bizneset e tyre.
Por, duam të arrijmë dhe më shumë. Të afrojmë forcat tona rinore dhe profesionale që do të pasqyrojnë dinjitetin e vlerave shqiptare dhe të shpalosin talentin shqiptar në të gjitha fushat profesionale dhe sipërmarrëse. Duam të kthejmë këto angazhime në diçka përfituese për vendet tona, për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi".
APEN tha ajo ju fton të gjithëve të rrisni angazhimet tuaja, të kryqëzoni dhe t’i shkëmbeni arritjet, njohjet dhe përvojat profesionale.
Mbasi kështu le të promovojmë më tepër talentin shqiptar dhe le të bashkëpunojmë më shumë me njeri tjetrin, dhe, lë të gjejmë mënyrat e kontribuimit për shqiptarët këtu në komunitet dhe në trojet shqiptare.
Shembujt e Rita Orës në muzikë, Xherdan Shaqirit në futboll, Majlinda Kelmendit në xhudo, duket se ishin ato që i insipirojnë të gjithë të bëjnë më shumë dhe të arrijnë më shumë.
Zonjusha Ibroci tha se "E kemi një porosi edhe për udhëheqësit tanë! - Shqipëria dhe Kosova çdo ditë e më shumë po përmirësojnë imazhet e tyre, imazhin tonë, në botën e jashtme.
Por, theksojë ajo në fjalën e saj se lë të bejmë më shumë. Lë të investojmë më tepër në arsim dhe zhvillim ekonomik, dhe lë të krijojmë ekonomitë më të fuqishme për cilëtdo vende, ekonomi të dijës. Ekonomi që zhvillojnë biznesët shqiptare, sjellin më shumë investime të jashtme, dhe që vendosin turizmin malor të Kosovës dhe atë detar të Shqipërisë në hartat ndërkombëtare".
Ka mjaft talentë shqiptarë që mund të jenë pjesë të këtyre ambicieve, dhe shqiptarët mund t’i arrijnë këto gjera.
" Vetë vizita e Papës Françesku në Shqipëri dëshmoi një vlerë shumë të rëndësishme shqiptare vijojë në fjalën e saj Ibroci me gjithë dyndjet e popujve dhe perandorive në trojet tona, me gjithë kombet dhe fetë që kanë dominuar, shqiptarët qëndruan të bashkuar. Dhe sot janë të bashkuar përkundër dallimeve të tyre fetare dhe kulturore".
Pra, në fund të fjalës së saj zonjushe Etrita Ibroci tha se " ne kemi shpallosur vlera që janë trashëgemi ndërkombëtare. Tash le të bëjmë më shumë për çdo shqiptar, lë të arrijmë më shumë në sipërmarrje si vende. Dhe Lë të jetë çdo shqiptar përfitues e këtyre angazhimeve."
Presidenti Nishani pasi faleminderojë të gjithë sipërmarrësit, i ka nxitur ata dhe inkurajuar duke u bërë thirrje që të investojnë në Shqipëri dhe Kosovë në vendorigjinën e tyre."Me suksesin tuaj na bëni të ndjehemi krenarë, sillni prosperitet për familjet tuaja dhe i jepni Shqipërisë e shqiptarëve imazhin e vërtetë" tha ai.
Kreu i shtetit pasi i bëri i përshkrim të shkurtër të zhvillimeve politike dhe demokratike që kulmuan me zgjedhjet e 2013 të zhvilluara sipas standarteve të përparuara ndërkombëtare , duke nënvizuar se kultura dhe tradita e pasura, bashkëjetesa fetare dhe besa ai iu referua vizitës Apostolike të Papa Franciskut në Tiranë dhe mbrojtjes së hebrnjëve gjatë LDB - foli dhe për bashkëpunimin me fqinjët dhe rrugëtimin e pandalëshëm europian, që bëjnë të mbajmë lart kokën çdo shqiptarë në Shqipëri dhe në Botë, tha zoti Nishani

Presidenti Nishani, nё fillim tё takimit shprehu vlerёsime tё larta pёr profesionalizmin dhe gatishmёrinё e APEN-it pёr t’u pёrfshirё me ekspertizё nё sugjerimet pёr zgjidhjen e problemeve qё shqetёsojnё Shqipёrinё nё rrugёn e saj tё reformave dhe integrimit evropian

"Sot Shqipëria, ceku zoti Nishani, është anëtare e Natos, dhe po ecën drejt proceseve Europianizuese, drejt procesit të Integrimit në Bashkimin e Europian. Kosova prej gjashtë vitesh është e lirë dhe e pavarur dhe ndërton demokracinë dhe shtetin e saj".


Shqiptarët në Maqedoni, janë jo vetëm një element shtet-formues por edhe nje faktor dhe shtyllë e grantimit të stabilitetit dhe prosperitetit të atij shteti.
Shqiptarët e Malit të Zi ishin një faktor i rëndësishëm i pavarësisë së këtij shteti, dhe sot jan një komunitet dhe shtyll dinjitoze e demokracisë dhe zhvillimit të këtij vendi.
Dhe shtojë se :"Ne të gjithë bashkë duhet të jemi të angazhuar për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Bujanovc - Medevegje dhe Preshevë, të ken të gjitha të drejtat e tyre , ekonomike, sociale, arsimore dhe shoqërore e politike, për të jetuar me dinjitet si të gjithë qytetarët e tjerë të Serbisë. Duke dhënë edhe ata kontributin e tyre në vendin ku jetojnë.
Ne duhet të kujdesemi për emigracionin shqiptarë, i cili pas viteve 90' në kërkim të një jete më të mirë, lëvizi dhe u vendos në shumë shtete - veçanërisht në Europë dhe këtu në SHBA. Duhet të kujdesemi që gjeneratat e ardhëshme të tyre të ken mundësinë për të ruajtur dhe kultivuar indetitetin e tyre, kombëtar, kulturor dhe gjuhën e tyre."
Pra shqiptarët veçanërishtë në Ballkan, pohoi zoti Nishni jan një faktor shumë i rëndësishëm në shërbim të paqes dhe stabilitetit bashkëjetesës dha bashkëpunimit dhe kjo nuk është vetëm një çështje vlerash dhe principesh - por edhe një shancë i mirë për të gjithë rajonin.
Në fund Presidenti Nishani tha:" Mbasi me kontributin e vyer-të shqiptarëve do të kemi më shumë garanci që ka të bëjë me paqen dhe stabilitetin rajonal bashkëjetesën - bashkëpunimin dhe ecjen së bashku në rrugën Europiane dhe Euro-Atlantike"
Mё pas takimi u zhvillua nё formёn e njё bashkёbisedimi, me disa pyetje gjatё tё cilave u shkёmbyen mendime pёr çёshtje qё lidhen me realitetin shqiptar si, arsimi gjithëshqiptarë, çёshtja e pronave, lufta kundёr korrupsionit, çështja e Bankës së Shqipërisë, tёrheqja e trurit dhe nxitja e talenteve dhe realizimi i aktiviteteve qё i shёrbejnё njohjes sё Shqipёrisё dhe mundёsive qё ajo ofron pёr turizёm e investime, si dhe rritja e aftёsisё administruese tё sipёrmarrёsve shqiptarё.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat