..., Filloi një vit i mbarë shkollor për nxënësit shqiptar

Diaspora

..., Filloi një vit i mbarë shkollor për nxënësit shqiptar

Nga: Maxhun Smajli Më: 26 shtator 2014 Në ora: 22:05

D-Pilsting - Në Dingolfing dhe Landau an der Isar, filloi mësimi plotësues në gjuhën shqipe. Dita është e bukur dhe me diell. Oborri i shkollës “Mitelschule” në Landau an der Isar, ishte përplot me nxënës e prinder. Bashkë me ta mësuesën Myrvete Ismaili e shoqëron edhe rektori i shkollës, ztr. Rudi Kratschmer.
Pushimi kaloi, mësueset, Ismie Demolli dhe Myrvete Ismaili u gëzohen fëmijëve. “Kur jemi pranë tyre ndihemi të lumtura. Sikur na përcjellë atdheu në çdo hap”, thonë ato.
Prindërit dhe nxënësit, të ndarë në grupe të vogla, bisedojnë mes veti për pushimet. Për përshtypjet e tyre në atdhe. Për Enis Jahën pushimi nuk ishte i mirë. Kishte thyer krahun dhe tërë pushimin e kishte kaluar nëpër mjekë. Derisa, për Albulena Abazin nga Dingolfingu, pushimi ishte aq i shkurtër, saqë me padurim pret pushimin e tetorit për të shkuar prapë në Kosovë.
Duke mos njohur askënd nga prindërit dhe nxënësit, Arlinda Aliu (13) dhe Tringë Smajli (14) rrinin anash. Janë për herë të parë në këtë shkollë; Arlinda vjen nga Mynihu, e Tringa nga Fliedeni i Hessen-it. U afrova pranë tyre, tek të cilat kishte filluar mblinimi i shoqërisë. Nuk vonoi shumë dhe mësuese Myrvtja i shoqëroi për tek nxënësit e tjerë.
Rektori i shkollës “Mitelschtufe” të Landau-t a.d.Isar Rudi Kratschmer, thotë se ndihet i kënaqur që fëmijët shqiptarë, por edhe tjera nacionalitete i drejtohen kësaj shkolle. “Ne i ndihmojmë me kënaqësi. Në këtë drejtim një meritë të madhe ka edhe qyteti i Landau-t a.d.Isar. Fëmijët shqiptarë janë të sjellshëm dhe për këto katër vite nuk kemi pasur probleme. Këshilli i prindërve janë në kontakt të përhershëm më ne dhe të gatshëm të na kontaktojnë në çdo kohë, nëse është e nevojshme”, tha mes tjerash ztr. Kratschmer.
Fytyrat e gëzuara të fëmijëve, mua dhe prindërit tjerë, na i ngrohnin shpirtërat po aq sa edhe rrezet e diellit. U larguam nga aty duke iu uruar suksese në mësime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat