Ne shqiptarët e diasporës duhet të investojmë në të gjitha hapësirat stërgjyshore

Diaspora

Ne shqiptarët e diasporës duhet të investojmë në të gjitha hapësirat stërgjyshore

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:02

Përveç aktivitetit të tij si afarist i suksesshëm, intelektuali i shquar shqiptaro-amerikan ka dhënë një kontribut dhe mbështetje mbresëlënëse në ndihmën për sensibilizimin e çështjes kombëtare, veçmas asaj të Kosovës së tij, dhe procesit të zhvillimeve demokratike Kosovë,Shqipëri dhe trojet tjera stërgjyshore. Ai tregon interes e vëmendje të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike të Kosovës dhe të tokës mëmë - Shqipërisë, dhe të trojeve të tjera etnike për të cilat i bashkëngjitet të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë me taban kombëtare, historik e kulturor. Me modestinë që e karakterizon, i pabujshëm e pa rrahje gjoksi, por një patriot e atdhetar i vërtetë, ndihma dhe kontributi i tij për Kosovën, është e virtytshme njerëzore dhe mbresëlënëse, duke e sensibilizuar atë deri në institucionet më të larta vendim marrëse të politikës amerikane, vetëm e vetëm që Kosova e tij të fitonte pavarësinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat