Takim i këndshëm me krijuesit e diasporës shqiptare

Diaspora

Takim i këndshëm me krijuesit e diasporës shqiptare

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 11:20

Krijuesit letrarë në diasporën shqiptare, që krijojnë në disa shtete të Evropës, u takuan në Malmë të Suedisë në kuadër të edicionit të XII-të të Festivalit të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare në diasporë. Ata kishin sjellur me vete poezitë e tyre të zgjedhura me qëllim të konkurrimit në këtë manhifestim tradicional, i këtij lloji në tërë diasporën shqiptare, I cili tash 12 vjet me rradhë organizohet nga Unioni I Shoqatave Shqiptare në Suedi.

Duke shpallur të hapur Festivalin e sivjem, kryetarja e Unionit, Fikrije Bajraktari, pasi përshëndeti krijuesit dhe mysafirët e ftuar, pos tjerash theksoi se deri më tash në festivalet tona kanë marrë pjesë disa qindra krijues letrarë nga shumë vende të Evropës Perendimore, ndonëse kanë dominuar krijuesit nga Suedia, jo se ata shkruajnë dhe krijojnë më bukur, por mbase për shak se këtu është qerdhja e këtij Festivali. Por, asnjëherë nuk kanë munguar as krijuesit nga Kosova dhe nga Shqipëria, të cilët me pjesëmarrje na kanë nderuar.

Qëllimi ynë me organizimin e këtij manifestimi kulturor nuk është ai që të zbulojmë talentë të rinjë e as që të pretendojmë se do të zgjedhim krijuesit më të talentuart të diasporës dhe të letërisës e të muzikës krijuese shqiptare. Ne synojmë që gjatë kohës sa zgjatë Festivali, këtu të takohen krijuesit e mërgatës shqiptare, të njihen mes veti dhe të shkëmbejnë përvoja. Por nuk e mshehim as kënaqësinë se festivali ynë po masovizohet dhe gjithnjë e më shumë po bëhet vatër e krijuesve.

Krijuesit dhe pjesëmarrësit tjerë i përshëndetën edhe dr Hajdin Abazi, svendësministër në detyrë I Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Faton Osmani, konsul i Kosovës në Suedi, dr Sali Bashota kryetar i Bordit Drejtues të Bibliotekave të Kosovës dhe Ahmet Bella, nismëtar i këtij manifestimi. Festivalin e nderuan me pjesëmarrje edhe Agim Berdyna, drejtor në departamentin e arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës, Sami Pirraj muzicient dhe zyrtar I lartë në Ministrinë e Kulturës dhe Hamdi Reçica, zëvendëskonsul I Kosovës në Suedi.

Pastaj në moderimin e shkëlqyeshëm të bashkëshortëve Qerim e Hanife Kryeziut u vazhdua me prezantimin e krijuersve dhe të poezive të tyre konkurruese. Në Programin e Festivalit ishin gjithësej 20 poezi dhe krijues letrarë në diasporën shqiptare. U prezentuan: Bedri Paci, Suedi, Beqir Cikaqi, Itali, Beqir Hatashi, Suedi, Brikena Qama, Greqi, Elhame Zhitia - Krasniqi, Suedi, Hysen Berisha, Norvegji, Ismail Jashanica, Suedi, Mirvete Elmazi – Mehmeti, Norvegji,

Muhamed Krasniqi, Suedi, Mejreme Jashanica, Suedi, Milazim Kajtazi, Gjermani , Mona Juniku, Suedi, Myrvete Mehmeti, Norvegji, Nazmi Oruqi, Gjermani, Qefsere Bardiqi-Domi, Suedi, Qerim Raqi, Suedi, Sevdail Zejnullahu, Suedi, Shaban Osmani, Suedi, Shuquri Sejdijaj, Suedi dhe Zyrafete Kryeziu – Manaj, Suedi.

Me poezitë e tyre, jashtë konkurrencës së festivalit, u paraqiten edhe Hamdi Reçica e Avdyl Berisha.

Pasi dëgjoi të gjitha punimet e prezentuara, Juria e Festivalit, në përbërje Prof Dr Sali Bashota, kryetar i Jurisë dhe Sami Pirraj e Ramadan Reshitaj anëtarë, vendosi që të ndajë të gjitha Shpërblimet e Festivalit. Kështu në bazë të evndimeve të Jurisë, Shpërblimin e Për Poezi, 2000 korona suedeze, e ndanë Qerim Raqi me pozinë “Simfoni e Gjakut” dhe Sevdai Zejnullahu me poezinë “ Kohë e papagëzuar”. Vendin e dytë dhe shpërblimin në vlerë prej 1500 koronoave suedeze e mori krijuesi Hysen Berisha me poezinë “ Me Anën në Duillov”; Çmimin e Tretë të Festivalit, në vlerë prej 1000 koronash e ndanë Shuquri Sejdijaj me poezinë “Po guxove...” dhe Mirvete Elmazi – Mehmeti me poezinë “Kuajt e Akilit”. Shpërblimi “Pena e Festivalit” kësaj here iu nda debytantes Mone Juniku për poezinë “Jam udhëtar brengash” kurse Shpërblimi “Kosovë Rexha – Bala” iu nda Shaban Osmanit për poezinë me titull “Viti i pa hënë”.

Të gjithë konkuruseve në Festival iu ndanë edhe Mirënjohejt e Organizatorit.

Në kuadër të manifestive përcjellëse të Festivalit të XII-të, në një ambient të ngrohtë u bë edhe promovimi i “ Fjalorit Shqip – Suedisht” të autorit Sadulla Zendeli – Daja. Ky është fjalori i parë i këtij lloji në tërë hapësirën shqiptare, ka 35 mijë fjalë të përkthyera dhe mbi 1500 faqe. Për veprimtarinë intelektuale të Sadulla Zendelit – Dajës, i cili mështë autor edhe i disa fjalorëve të tjerë suedisht-shqip dhe disa veprave të tjera letrare, folën dr Hajdin Abazi, Ramadan Reshitaj, dr Sali Bashota, Qerim Kryeziu, Adlije Imeri, Florije Lule Bajraktari dhe Afërdita Dolloci.

U promovua edhe libri me poezi i krijueses nga Suedia Zyrafete Kryeziu – Manaj me titull "Atje ku prehen dashuritë". Për përmbëledhjen e Zyrafetes një reçension e paraqiti Muhamed Krasniqi.

Festivali i XII-të përfundoi me një darkë të përbashkët, të shtruar nga organizatori si dhe me një mbrëmje të përbashkët nën shoqërimin e orkestrës së Agron Myftarit dhe të solistes Flora Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat