Për herë të parë në Austri organizohet Java Kulturor Shqiptare‏

Diaspora

Për herë të parë në Austri organizohet Java Kulturor Shqiptare‏

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 10:19

Organizuar nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, sot në Vjenë filloi Java e Kulturës Shqiptare. Në një qytet me traditë të lartë kulturore siq është Vjena, me një koncert të muzikës klasike me artistë shqiptarë, njëherit u bë edhe hapja zyrtare e Javës Kulturore e komunitetit shqiptar që jeton në Austri. „Agime Shqiptare“ quhej koncerti ku artistë ishin Anjeza Islamaj, Flaka Goranci e Faik Hondozi dhe përcjellje në piano nga Mennan Barveniku.

Mysafirët i argetoi edhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, i cili u paraqit me disa komponime të tija para të pranishmëve. Në fund të këtij koncerti, këngë përmbyllëse ishte kënga „Dua më shumë Shipërinë“, ku nga emocionet të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë.

Në këtë koncert përpos mysafirëve të shumtë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave të shteteve të ndryshme, poashtu nga Ambasada e Shqipërisë dhe e Kosovës, si dhe përfaqësues shqiptar diplomatik nga Maqedonia.

Gjatë javës në vazhdim do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera, ndërsa si datë e përfundimit të Javës Kulturore Shqiptare do të jetë 28 shtatori, që do të shënohet me një manifestim përmbyllës e që do të mbahet në stadionin e futbollit „Barbara Stadion“ në Prottes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat