Shqiptaro-amerikani i hetuar nga FBI, sfidon ligjet amerikane

Diaspora

Shqiptaro-amerikani i hetuar nga FBI, sfidon ligjet amerikane

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 08:04

Sam Zherka, pronari shqiptar i gazetës “Westchester Guardian”, është përsëri duke u përplasur me ligjin. Kësaj here duhet të paraqitet përballë jurisë speciale për akuza të rënda nga FBI dhe autoriteti i taksave të vendit (IRS).
Mirëpo, këto dy institucione të forta federale nuk e kanë trembur Zherkën që beson se bëhet fjalë thjesht për një hakmarrje personale për shkak të denoncimit që i ka bërë ai korrupsionit të zyrtarëve, raporton Illyriapress.
Në datën 27 mars, në faqen e parë të gazetës së përjavshme që mund të gjendet falas në veri të qytetit të New York-ut, Zherka i kishte quajtur dy prokurorët “hipokritë të korruptuar dhe pa etikë”. Sulmeve në gazetë nuk u ka shpëtuar as prokurori i fuqishëm federal i SHBA-së në Manhattan-it, Preet Bhahara.
Zherka, emri i lindjes të së cilit është Selim, punësoi kompaninë postare Promail USA dhe dërgoi falas 15,000 kopje të numrit ku sulmohej prokurori federal për të gjitha shtëpitë e demokratëve, në qytezën e lindjes së Preet Bahara-s, në Greenburgh.
Shqiptaro-amerikani që ka në pronësi dy klube të njohura të striptizmit në Manhattan ka qenë edhe organizatori i Partive të Çajit në shtetin e New York-ut në zgjedhjet e fundit.
Bhahara, siç bëjnë të ditur gazetat njujorkeze, ka reaguar duke përfshirë edhe përfaqësuesit e kompanisë Promail në hetimin e FBI-së. Gazetat thonë se nuk kuptohet se me çfarë motivi janë përfshirë edhe ata, po Zherka nuk ka humbur rastin të akuzojë federalët për përzjerje në një hakmarrje personale.
“Ky është nj sulm kundër Amendamentit të Parë dhe lirisë së fjalës”, ka thënë Zherka.
Prokurorët federal besohet se po e hetojnë Zherkën për evazion fiskal në taksa si dhe se ka marrë deri në 146 milionë hua nga banka të ndryshme duke falsifikuar dokumentet e aplikimit.
Nëse gjendet fajtor, ai mund të dënohet deri në 30 vite burg vite në burg.
Mirëpo, shqiptaro-amerikan i sheh këto akuza si një favor që prokurorët nga Manhattan i bëjnë koleges së tyre në Westchester Janet DiFiore, një tjetër demokrate, që ka qenë në shënjestër të sulmeve nga “Westchester Guardian”.
Disa komentues në rrjetet sociale e kanë quajtur Zherkën, aleat të guvernatorit Cuomo. Disa e kanë bërë për të hedhur baltë mbi guvernatorin aktual, si të lidhur me krimin. Të tjerë e kanë përmendur si shenjë se vetë prokurori Bhahara synon të sulmojë guvernatorin dhe e ka nisur nga Zherka.
Në afidavitin e FBI-së flitet për raste të ndryshme dhune nga shqiptaro-amerikani. Për kërcënime dhe rrahje njerëzish etj.
Zherka është mësuar tani me punë gjyqesh. Ai ka hedhur dhjetëra herë në gjyq zyrtarë e institucione dhe është hedhur në gjyq prej tyre po aq shumë herë. Gazetat njujorkeze numëronin 27 çështje gjyqësore vetëm në Manhattan.
Vetë “Illyria” e ka intervistuar disa vite më parë kur kishte hedhur në gjyq Departamentin e Policisë së New York-ut për diskriminim racor, duke qenë se sipas tij e kishin përmendur termin “shqiptar” si diçka negative. Ai kërkonte 100 milionë dollar dëmshpërblim nga NYPD. Policia e New York-ut i hodhi poshtë akuzat, ndërsa gjykata vendosi të mos procedonte.

====

Selim Zherka S2

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat