Kundër Salih Çekajt dhe Bujar Bukoshit ishte lëshuar fletarrest

Diaspora

Kundër Salih Çekajt dhe Bujar Bukoshit ishte lëshuar fletarrest

Më: 19 shtator 2014 Në ora: 17:18

Po sjellim disa citate nga libri "Në themelet e traditës kombëtare shqiptare", i autorit Xhafer Leci, si dhe nga intervista e zhvilluar më 2004, nga ish i burgosuri shumëvjeçar, Kadri Mani i ndjerë, atëherë botues i Revistës “Shqipëria Etnike”.

Pyetje: A kanë shtruar njerëzit e LDK-së nga dega, nëndegët apo aktivet ndonjëherë pyetje Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një përgatitje paraprake për luftën eventuale me Serbinë, e cila mund të fillonte në Kosovë në vitet e 90-ta?
Përgjigje: Unë nuk di për të tjerët, sepse nuk kam mundur të marrë pjesë në të gjitha tubimet që janë mbajtur në Gjermani, meqë është hapësirë e madhe, por unë personalisht kam bërë pyetje diku në vitin 1992-1993, në Bietigheim në një mbledhje të nëndegës së LDK-së për Baden Württemberg; se ç’është puna me oficerët shqiptarë të cilët e lëshuan armatën jugosllave, se a është duke u përgatitur diçka në atë drejtim, apo jo? Sa i ndihmojmë ne ata (ushtarakët) materialisht dhe nëse jo, pse? Me atë rast pata përmendur me emër dy oficerë të lartë nga Dardana (ish Kamenicë) gjeneral Ramadan Qehajen dhe kolonel Zaim Berishën, të cilët atëherë nuk merrnin ndihma nga askush..?!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat