Intervistë eskluzive me ''Albanian Bear - Ariu Shqiptarë'' ! (Foto)

Diaspora

Intervistë eskluzive me ''Albanian Bear - Ariu Shqiptarë'' ! (Foto)

Nga: BEQIR SINA - Staten Island NYC Më: 18 shtator 2014 Në ora: 19:07

STATEN ISLAND NY : Gjatë këtyre dy dekadave të fundit kam pasur rastin për të shkruar në lidhje për shumë fëmijë të shqiptarëve në Amerikë,. Bëhet fjalë për talente dhe fëmijë të suksesshme - fëmijë që edhe pse ka lindur në Amerikë, por janë më se krenar shqiptarë, dhe kanë arritje befasuese. Ndonjëri prej tyre ka ngjitur shkallët e suksesit dhe arritjeve deri në rang kombëtar në SHBA, dhe ndonjëri prej tyre edhe shkallë ndërkombëtarë. Çdo njeri prej tyre ka qenë një djalë apo një vajzë e vogël - shqiptari në Amerikë, i cili porsi nga një "det me peshk" del mbi fëmijët Amerikan - si një delfin ". Aq sa ndonjërit prej tyre është 'peshkuar" edhe nga shtypi Amerikan, i cili ka kushtuar vëmendje të veçantë, duke përfshirë , edhe mendimet e trajnerëve, specialistëve, ekspertëve, komentatorëve , artdashësve, dhe sportdashësve, në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rasti për të njohur një fëmijë shqiptarë është edhe ky i Reshat Matit. Një fëmijë i cili veçse 15-vjeç, është mjaft i mirë për tju prezantuar, si një fëmijë tjetër shqiptarë. Fëmijë që po çuditë, fëmijë shqiptarë i cili po shkëlqen në sportin Amerikan, dhe është krenar të dalë në ringun amerikan me bluzën me flamurin kuq e zi. Ai është pikërisht Reshat Mati, i njohur këtu në SHBA, si "Albanian Bear - Ariu Shqiptarë", një 15 vjeçar, që tashmë është një kampion bote, në Kickboxer, Muay Thai dhe "luftëtar" në Grappler, në Shtetet e Bashkuara, kampion kombëtarë në boks fitues i Dorezave të Argjenta (nëpërmjet vlersimit të MMA TKO).

“Ariu shqiptar” është emri që po bën bujë në artet parciale në Amerikë, por jo thjesht për sukseset, të cilat nuk i ka të pakta. Ai është vetëm 15 vjeç tani, dhe konsiderohet si fëmija-mrekulli në boks dhe arte parciale. Është kaq i avancuar në të gjitha disiplinat që stërvitet, sa që është praktikisht i pamposhtshëm. Është kampion i Amerikës në boks dhe shkëlqen në sportet Muai tai, kickboxing boksin dhe mundje.

I biri i dy prindërve nga Dibra e Madhe - quhet Reshat Mati, dhe jeton në ishullin njujorkez Staten Island në dhe shpreson që në vitet e ardhshëm e gjithë bota të dëgjojë për të. Duket në rrugën e duhur, pasi deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje në kikboks, boks e Muai tai. Babai i tij, Adrian Mati, tregon se i biri, prej katër vjetësh, është kampion bote në kickboxing, ndërkohë që është kampion i Amerikës Veriore në Xhui Xhitsu.

Megjithëse ka fituar gjithë këta tituj, Reshati nuk ndryshon nga moshatarët e tij më pak të famshëm, për shumë gjëra. Për shembull, ende bëhet nervoz kur nuk ia arrin për diçka në sy të babait, i cili e ka stërvitur që kur ishte në kopsht. “Dua t’i provoj babait se jam i zoti në boks”, thotë Reshati. Por, nga ana tjetër, rreth tij është ngritur shqetësimi i ligjshëm për shëndetin e tij, duke pasur parasysh numrin e goditjeve që merr në kokë. I ati këmbëngul se familja e kupton rrezikun e ushtrimit të sporteve të rëndë. “Nëse shoh që im bir goditet rëndë apo po rrihet keqazi në ndonjë ndeshje, do ta ndaloj ndeshjen menjëherë”. Deri tani nuk ka pasur asnjë problem, thjesht sepse 15-vjeçari nuk është mundur asnjëherë. Kur të ndodhë, me siguri që do të ngrihen pyetje, por, duke parë rrugën e tij deri këtu, me siguri që ajo kohë do të vonojë të vijë

Gazeta jonë foli eskluzivisht me "Ariu shqiptar"

Si e keni filluar kik-boksin ........?

Kam filluar me karate në moshën 4 vjeçare dhe një herë kam marrë rripin e zi për t'u zhvendos për në ring në fillim me kikboksin, dhe tani me boksin. Jam i pasionuar pas Muay tajlandeze, MMA, delikuenca braziliane xhicu dhe tani bëj edhe mundje - romake.

Çfarë është ajo që ju bëri të bini në dashuri me sportet e vështira kik- boksin?

...... Kam ra në dashuri me këto dy sporte të vështira - kikboks dhe boks, sepse, unë kam pasu trajnerë të mëdhenjë dhe mua më gëzojnë punët e vështira ndjhem me i lumtur kur fitoi në këto dy lloj sporti. Kur i kam fituar dyluftimet dhe jam bërë i pamposhtur kam bër që të më adhurojnë sa mëshumë fansa për atë që unë jam duke bërë, sepse unë e ndjejë se jamë duke bërë më të mirën qysh në këtë moshë.

Çfarë do të bënit për të ruajtur një gjendje të tillë të mirë psiko-fizike në ring ?

...... Për të ruajtuar një gjendje të madhe fiziko - psikike, zhvillojë një trajnim të fortë të cilin unë e filloi qysh në mëngjes me një vrapim në natyrë me 6 milje dhe 6 orë në ditë trajnim

Më tregoni për ndeshjen tuaj të parë?

...... Ndeshja ime e parë ishte kickboxing në moshën 7 vjeç dhe atë e fitova. Ai dyluftim shkoi shumë mirë dhe shkoi rrugën time aq sa më nxiti të mos i ndahem dhe të jem më kërkues ndaj vetes i motivuar se do të jemë edhe më i mirë.

Kush është boksieri juaj i preferuar?

Dhe boksieri im më i preferuar është Muhamed Ali

Cila është jeta juaj në shkollë ?

Unë jam tani Junior në Shkollën e Mesme dhe kam synim shkollën e lartë. Unë jam duke mësuar shumë mirë. Sepse, pa u ndarë nga boksi unë dua të shkoj në kolegj. Unë dua të të marrë një arsimimin të lartë dhe të vazhdojë të bëhem një " luftëtar" i madh dhe shpresoj që të bëhem

Më lejoni të pyes pak pas ndeshjes së fundit me Mike Ayeboafo

Lufta ime me Mike Ayebosfo shkoi shumë mirë. Unë definitivisht besoj se kam fituar luftën. Megjithëse, mund të bëja një boksim edhe me mënyrë më të mirë - por sidoqoftë ndihem mirë me atë që arrita - ndeshje të tjera më presin

A mund të pyes për atë si ndiheni si shqiptar ?

Sigurisht po! e pelqej këtë pyetje, kur ma drejtojnë gazetarët për të treguar ashtu si kam emrin dhe si e demostroi në ring se jam SHQIPTAR! .Unë jamë shqiptarë sepse kam lindur shqiptar me trashëgiminë e Madhe Shqiptare. Prindërit e mi janë të dy shqiptarë , gjyshërit e mi janë shqiptare dhe e gjithë trashëgimia edhe këtu në Amerikë janë shqiptarë. Unë jam krenar që jam shqiptar. Mbajë Shqiponjën dhe flamurin Shqiptarë me krenari dhe mburrem me ato në çdo ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat