Një letër me pak fjalë

Diaspora

Një letër me pak fjalë

Nga: Brahim AVDYLI Më: 1 shtator 2014 Në ora: 18:58

-Një poeti
të panjohur

1.

Poet-
i nderuari mik,

e mora letrën tënde
me pak fjalë-

një shkrepëtimë dashurie
zhgunit të pistë
të kësaj nate
mbi Evropë-

të falem!

2.

Liria është gjak
që rrjedhë nga pak
përderisa jetojmë
në këtë botë të përkohshme
me të drejtën e fjalës
nëpër dhembje,

është vetë jeta
që marrim frymë me te
deri sa të vdesim
duke e lëshuar
për fundit herë-

i nderuari mik,
poet!

3.

Ti kursyeke fjalët,
e pse?!

Për Atdheun,
të Bukurën
për Njeriun e mirë
as fjalën e gjakun
s`do të kursejmë

derisa të marrim frymë
për të fundit herë,

andaj kësaj udhe
do të takohemi dikund
patjetër,

lamtumirë
i nderuari mik,
poet!

SHPEJTËSI E NDRITSHME

Kur u nda në dy pjesë
veza kozmike
i Gjithëfuqishmi erdhi
me krihë shqiponje
të krijojë universin,

nga kaosi e ndau jetën
siç shpjegojnë shqiptarët
apo pellazgët mitikë
nëpër qindra mitet
që na kthehen nga bota,

harruan me këtë rast
shpejtësinë e ndritshme
që Zoti i ynë e bëri
për t i dhënë shpirt
të dukshmes dhe të padukshmes,

plisin e bardhë na e la
gjysmën e vezës kozmike
duke fluturuar pa skaj
nëpër yjet e pa numërt…

Kur zemërohet me të ligjtë
forca e tij merr ngjyren e kuqe-
Diell që digjet në zemër,

ngjyra e gjallë djeg e përcëllon-
shndërrohet
në ngjyrë të vdekjes…

Tashmë, askush nuk e di
të shpjegojë besueshëm
fillimin e jetës!


KAM ZBRITUR NGA YJET

E shoh veten fëmijë
nëpër arat me misër
jam në Zvicër
por kujtoj se jam në Morinë

loz me rrezet e ngrohta të Diellit
që rriten në bukë të kallinjve.

Kalliri zgjatet e buzëqesh
me vesën e mëngjeseve
sikur më përshëndet dhe dua ta përqafoj

jam vet fëmijë që lozë me rrezen mbi tokë,

herë në Einsiedeln
bëhesh birrë e misrit të artë
herë bëhesh miell i bluar dhembjesh
për tu bërë misërnike
në shitoret e vogla të malit
e në kodrinat e diellit...

Vjen dita kur konzervohesh e grirë
për të ushqyer sërish Lopët e Diellit!...

Tani
nuk e di mirë se në cilën kohë jetoj
në cilin shekull-

mijëra herë
paskam zbritur rastësisht nga Yjet!

Thurau, 21.06.2013

Mbiemri „A-v-d-yl (l)“ për poetin nënkupton një person që ka zbitur nga Ylli dhe jeton në mes të njerëzve. Thuhet se njeriu i parë ka zbritur nga ylli Sirius. Emri Avdyl nuk është i njëjtë me emrin Abdyl-Abdul, e cila është shkurtesë e emrit turk Abdullah.
Qytezë e lartë në Kantonin e Schëizit, në Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat