Nis viti i ri shkollor me më shumë nxënës shqiptarë

Diaspora

Nis viti i ri shkollor me më shumë nxënës shqiptarë

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 17:53

LAPSH-Zvicër - Shkollat shqipe të hapura për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë do të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën amtare dhe trashëgimin e kulturës shqiptare.

LAPSH-i në ditët e fillimit të vitit të ri shkollor të mësimit plotësues të gjuhës shqipe po bën përpjekje për të çuar më tej punën edukative - arsimore të shkollës shqipe, që ajo të jetë në bashkëpunim të ngushtë: mësues – nxënës - prindër. Çfarë nënkupton, organizim dhe funksionim më të mirë të shkollës, të plan-programit, pajisjen me tekste shkollore dhe mjetet tjera plotësuese mësimore etj.
Viti shkollor 2014/2015 në shumë kantone ka filluar më 18 gusht, por në nivel të shtetit zviceran kantonet kanë orare të ndryshme dhe mësimi plotësues filloi varësisht nga kantonet ku ajo funksionon. Në vitin shkollor 2013/14 mësimin e vijuan 2.630 nxënës të moshave 6 -16 vjeç. Në krahasim me vitin e kaluar në shumicën e shkollave ka rritje të numrit të nxënësve që duan të mësojnë gjuhën amtare shqipe, pritet që këtë vit rreth tre mijë nxënës të ulen, në bankat e shkollës shqipe. Mësimi shqip organizohet në këto Kantone: Aargau, Appenzell, Bernë, Basel/Baseland, Cyrih, Freiburg- Byl, Gjenevë, Glarus, Jura, Neuochatel, St.Gallen, Schafhaussen, Solothurn, Schwic, Thurgau Vaud, Valis, Zug. Shkolla shqipe në Cyrih prin me numër më të madh të nxënësve më 650. Pastaj St.Galen, Gjenevë, Basel, Vaud, Aarau, etj. Shkolla shqipe që më së shumti ka shënuar rritje të nxënësve të rinj për këtë vit është ajo në kantonin e Thurgaut me 135 nxënës të rinj e gjithsej 178.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat