Shqiptari që na dhuron vargje për freskimin e shpirtit

Diaspora

Shqiptari që na dhuron vargje për freskimin e shpirtit

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 17:16

Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër kultivon, afirmon dhe stimulon vlerat letrare dhe artistike të bashkatdhetarëve tanë në zemër të Europës. Një nga krijuesit më të zellshëm të kësaj shoqate është edhe poeti dhe publicisti Dedë Preqi. “Unë e kam në zemër këtë poet, edhe pse nuk kam pasë rastin kurrë ta takoj, por shkrimet e tij janë shumë të sinqerta, dhe shumë të qarta, të cilat më japin vullnet t’i lexoj disa herë”, thekson Dorentina nga Luzerni. Shkrimtari i vërtetë paraqet në letërsi moralin, edukatën, karakterin, nacionalizmën sociale dhe parimet e saj për të cilën ka aq shumë nevojë shoqëria e sotme shqiptare (V. Muça).
Cilat janë temat e inspirimit në këtë vepër të re poetike? Shpirti i fshatit, vendlindja, mërgimi, atdheu, kombi dhe heronjtë. Dedë Preqi na dhuron vargje për freskimin e shpirtit dhe të memories. Poezia duhet të ketë diç të shenjtë dhe misterioze në vargun e saj. Dora që shkruan e kafshon vdekjen. Poezia është një makinë metaforike për qepje fjalësh. Para nesh kemi një poet fin, sensibil, sublim, që nëpërmjet vargut shpreh ndjenja, ide, mendime dhe qenien e vet. Ku qëndron forca magjike e vargut të tij? Te qëndresa shqiptare dhe dëshmorët e lirisë “që i ngjajnë botës së engjëjve me yje”.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat