Në Suedi filloi votimi:Shtatë kandidatë shqiptarë ia mësyjnë parlamentit

Diaspora

Në Suedi filloi votimi:Shtatë kandidatë shqiptarë ia mësyjnë parlamentit

Nga: Astrit Gashi Më: 28 gusht 2014 Në ora: 17:28

Prej 27 gusht e deri në ditën e zgjedhjeve me 14 shtator, në Suedi janë të hapura qendrat e votimit të parakohshëm për zgjedhjen e 349 delegatëve të parlamentit të Suedisë (Riksdagen), si dhe delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale. Kur të votoni para kohe ju duhet që me vete të keni kartën e votimi pasi që nëpërmjet saj vota juaj do të dërgohet në qendrën zgjedhore, aty ku dhe do të numërohet vota e juaj. Më shumë informata mbi atë se ku mund të votoni para kohe mund të gjeni në faqen e internetit të Organit zgjedhor (Valmyndigheten).

Ajo çka i bën interesante këto zgjedhje, është pjesëmarrja e 7 kandidatëve shqiptarë nga treva të ndryshme të Kosovës e Shqipërisë. Secili është më i mirë se tjetri, me shumë vlera, integritet të larta e të gjitha të dinjitetshëm për të përfaqësuar jo vetëm shoqërinë suedeze, por për të përcjellur në shoqërinë suedeze edhe vlerat më të mira të kombit tonë.

Adnan Dibrani nga Varbergu (Suedi), një i ri me prejardhje nga Mitrovica, por me shumë potencial. Potenciali i tij erdhi në pah, në vitin 2010 kur edhe për herë të parë zgjidhet si deputet në parlamentin e Suedisë, duke e bërë i pari suedezo-shqiptarë që hyn në këtë parlament. Sot, ai është kandidat për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate. Synon mandatin e dytë për parlamentin suedez (Riksdagen) në regjionin e Hallandit me numrin rendor ‘3’ në listën e partisë Socialdemokrate, të cilët janë favorit kryesor për të fituar zgjedhjet. Adnani nga sot mund të votohet nga secila qendër zgjedhore për votim të parakohshëm si p.sh. shtëpi komunale ose biblioteka.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat