Bahtir Latifi, me librin e tij, “Edhe ne jemi bota”…

Diaspora

Bahtir Latifi, me librin e tij, “Edhe ne jemi bota”…

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 17:22

1.
Nuk është libri i parë, ky që kemi në dorë, pra “Edhe ne jemi Bota” (Boras, 2013), me autor Bahtir Latifin. Një lexues i vëmendshëm e ka të njohur se, më herët, ai ka publikuar librat: “Jeta e ëndrrave tona”-poezi dhe “As i gjallë, as i vdekur”-prozë. Duke jetuar e punuar ndërmjet Bashkësisë Shqiptare, në qytetin Boras të Mbretërisë së Suedisë, ka përjetuar ngjarje të ndryshme, kulturore, arsimore e shoqërore etj. Rreth tyre, ai ka shkruar e publikuar, me raste, edhe në revistën shqip të atij qyteti, “Dituria”, të cilën e përgatitë dhe e nxjerr në qarkullim, Qendra Kulturore Shqiptare, “Migjeni”.
Duke qenë përherë i pranishëm në veprimtaritë e bukura, me përmbajtje atdhetare, kulturore, arsimore e artistike, që janë organizuar e zhvilluar, sidomos në qytetin e vogël, por të bukur Boras, atje në Skandinavinë e largët, që në hyrje, autori B.Latifi shprehet me ndjenja nderimi e respekti, jo vetëm për vendlindjen e tij, Vushtrrinë e tërë Kosovën, por dhe për Shqipërinë e mbarë trojet tona amtare.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat