Majlinda Kelmendi, shqiptarja që ndritë emrin e atdheut

Diaspora

Majlinda Kelmendi, shqiptarja që ndritë emrin e atdheut

Nga: Gani Qarri, Cyrih Më: 27 gusht 2014 Në ora: 10:27

Majlinda jonë është bërë emri më i dashur dhe më sublim sportiv që ndritë atdheun me arritjet e saj, shkëlqimi i praruar i së cilës, vështirë të përsëritet shpejt dhe me kaq siguri, nga kushdo qoftë prej sportistëve tanë.

Ajo ,ka kohë që dominon si xhudistja më e mirë shqiptare dhe botërore , e cila për herë të dytë brenda një viti stoliset me dy medalje të arta olimpike, duke zënë kështu vendin e parë në këtë disiplin sportive në dy kampionate botërore, njërës në Brazil më 27 gusht të vitit 2013, dhe tjetrës më 26 gusht 2014,në Sochi të Rusisë.

Për peripecitë dhe arritjet e Majlindës, tash e sa vite shkruajnë shumë gazeta dhe portale shqiptare, kurse ajo rrëfen se si nuk kishte mjaft mbështetje nga shteti para medaljes së saj të parë, por kishte përkrahje të madhe nga trajneri dhe familja e tij , të cilët kanë investuar fondet e tyre vetanake për përgatitje dhe gara .
" Si fëmijë kam ëndërruar të bëhem dikushi” . Prindërit e mi janë gjithçka në jetë - ata janë kujdesur për mua, për motrën dhe vëllain tim , dhe ndonëse nuk ishim nga familjet e pasura , por mesatare, ata gjithmonë kanë përmbushur dëshirat tona . "botasot.info” 11.03.2014
RIO DE ZHANIERO - Xhudistja shqiptare nga Kosova, Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur. Pasi u stolis me Medaljen e Artë në turneun prestigjioz të xhudos "World Masters", i cili është mbajtur në qytetin rus Tyumen, ajo ka arritur një tjetër rezultat të madh,duke mundur shpejt xhudisten finlandeze Jaana Sadberg, do të shkruante mes tjerash, më 27 gusht 2013, portali “Shqiptarja.com”

Majlinda Kelmendi, festoi më 8 shkurt në kryeqytetin francez, pasi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kg, duke fuqizuar statusin e saj si kampione në ranglistën botërore....... si sportistja e parë që fitoi medalje në një kampionat botëror, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.......... më 27 gusht në vitin 2013, në kampionatin botëror në Brazil, duke mposhtur rivalen vendëse Erika Miranda."Panorama.sport" ,
Majlinda Kelmendi ka zgjuar ndjenjat e krenarisë për çdo shqiptar.Urime Majlinda Kelmendi. Kombi Shqiptar krenohet me juve”, shkruan së fundi ne postimin e tij ne facebook,edhe kampioni botror në boks, Nuri Seferi.

Derisa, ne si popull ka kohë që ndjehemi të lodhur nga propaganda vahabiste dhe veprat makabre të nxënëve të tyre,sportistet shqiptare si Majlinda Kelmendi folin me gjuhën e sportit, duke dal fitues në arenën ndërkombëtare, edhe kur garat mbahen në vende me qëndrime jo fort miqësore apo edhe armiqësor ndaj Kosovës, si Brazili dhe Rusia.

Majlinda me fitoren e shënuar u ri-dëshmua si xhudistja më e mirë në botë dhe nga sot,ajo u bë edhe një herë pjesë e ndritshme e arritjeve sportive dhe kulturore në historinë e sportit shqiptar dhe atij botërorë.

Megjithatë, figura të liga të vahabistëve dhe imamëve salafist të cilët na morën fytyrën para miqve tanë ndërkombëtare, me thirrjet e tyre ndaj të rinjëve shqiptar për shkuarje në luftat sektare në Siri dhe Irak,nuk hezitojnë të kërkojnë vënje shamish dhe kufizime jetësore e sportive edhe ndaj femrave shqiptare si Majlinda.

Ani pse ajo tregoi më së miri se femrat shqiptare vetëm të lira, të shkolluara dhe të trajnuara në mënyrë sportive, arrijnë ti mposhtin edhe kundërshtaret më të forta duke ia zbardhë fytyrën atdheut dhe kombit me arritjet e tyre në arenën ndërkombëtare, gjë që na bënë të gjithëve të krenohemi me te dhe trajnerin e saj,Dritan Kuka.

Majlinda kudo që shkon mban atdheun në zemër i cili i jep shpresë dhe mbush shpirtin e saj me forcë që të fitoi edhe për hirë të tij, duke e nderuar atë,brenda një viti me dy medalje të arta olimpike.

Madje,besoj se arritjet e saj kanë ndikuar edhe tek federatat sportive evropiane si dhe ato ndërkombëtare, që të mos mbajnë edhe më tej paraqitje tërësisht refuzuese, por të krijojnë një qëndrim paksa më tolerues ndaj sportistëve shqiptar në përgjithësi.

Shkëlqimi i kësaj sportisteje të ndritshme me medalje të arta të cilat ndritin si yjet në gjithësi, duke nderuar para arenave botërore të gjithë kombin shqiptar,la të habitur për të mirë gjithë botën dhe ngriti në këmbë ti duartrokisnin suksesit që arriti edhe ata që nuk e donin fitoren e saj.

Në këtë mënyrë Majlinda trason rrugën më të sigurt të njohjes dhe integrimit të përbotshëm të sportistëve vendor , duke u dhënë kualiteteve tona sportive një imixh botëror edhe në tokat e atyre që sot njihen si kundërshtarët më të mëdhenj të njohjes dhe pranimit të shtetësisë së Kosovës!

Ndaj, si suksesi në Brazil, me të cilin ajo pati hy në mesin e sportistëve që shkruan histori ndërkombëtare, edhe triumfi në Sochi me të cilin dëshmoi aftësi dhe nderoi kombin tonë kudo, përveç arritjeve kulmore, figurën e saj me shpirt dhe elan të pa epur qëndrese, e ngriti në idhull të sportistes shqiptare dhe botërore, të cilës me gjithë zemër, shqiptarët kudo, i dëshirojnë shumë suksese edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat