Vrasësi i shqiptarit në xhaminë e Zvicrës, një serb!?

Diaspora

Vrasësi i shqiptarit në xhaminë e Zvicrës, një serb!?

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 20:19

Një shqiptar rreth moshës 50 vjeçare ishte vrarë në orët e pasdites së ditës së djeshme në xhaminë “El Hidaje“ në St.Gallen, pas namazit të xhumasë.

Siç raporton srf.ch, viktima është një banor i Zvicrës me prejardhje shqiptare, përkatësisht ishte raportuar se ai ishte nga Presheva.

“Një mashkull, i cili u qëllua ndërsa lutej në një xhami në St Gallen të premten pasdite, ka qenë një shtetas zviceran 51-vjeçar me prejardhje shqiptare. Autori, një serb i po të njëjtës moshë, ka pranuar krimin, ka thënë policia kantonale”, bënë të ditur srf.ch.

Sipas hetimeve të para Policia Kantonale e St. Gallenit pohon se si viktima ashtu edhe vrasësi kan marë pjesë në faljen e së premtes (xhumasë) në xhaminë «El Hidaje» të Winkelit. Dorasi goditi me disa plumba viktimën e cila ndërroi jetë në lokalet e xhamisë. Policia arrestoi dorasin në vendin e ngjarjes.

Vrasësi thuhet në kumtesën e Kapo ST. Gallenit ka pranua krimin para Prokurorit të shtetit, ndërkohë policia hedh poshtë të gjitha spekulimet mbi motivet e vrasjes dhe potencon se ato do jen pjesë e procesit hetues. Hetimet e Prokurorisë dhe Policisë kantonale të St. gallenit janë në rrjedhë.

>>St. Gallen: Moschee-Schütze gesteht die Tat

>>Vrasja në xhami ka tronditur shqiptarët e besimit mysliman

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat