​Adnan Dibrani merr çmimin‘mërgimtari i suksesshëm’

Diaspora

​Adnan Dibrani merr çmimin‘mërgimtari i suksesshëm’

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 17:29

Edhe për disa vjet, mendon të vazhdojëpunën në jetën politike në Suedi, e më pas është e mundur që të kthehet në shtetin e tij, e të kontribuoj për të.
Kështu,deputeti i vetëm shqiptarë në shtetet evropiane, Adnan Dibrani, ka pohuar në një takim me ministrin në detyrë tëdiasporës, Ibrahim Makollin, ku edhe morri çmimin vjetorë për mërgimtarin më tësuksesshëm.

Ministri Makolli tha se Dibrani ka ndikuar që të paraqes një imazh të mirë për mërgimtarët e shtetit tëKosovës, si para opinionit politikbërjes e poashtu edhe në opinionin e përgjithshëm suedez.

Makolli tha se Adnan Dibrani është një shembull i mirë për gjithë mërgimtarët të cilët kanë interesim për t’u kyçur në politikë në shtetin ku ata jetojnë.

“Ne gjithë si vend i origjinës ndihemi krenarë që tashmë pjesëtarë të mërgatës tonë po tregojnë suksese të jashtëzakonshme në gjitha fushat e jetës dhe ky është shembulli më i mirë se si një person i integruar në shoqërinë suedeze arrin që të jetë i suksesshëm edhe në fushën politike. ..Natyrisht, një angazhim i tillë politik është shembull edhe për mërgimtarët e tjerë të cilët paraqesin interesim që t’i qasen jetës politike. Për neve është jashtëzakonisht me interes që mërgimtarët tanë të jenë të pranishëm në jetën politike të shteteve ku jetojnë”, tha Makolli.

Ai ka uruar Dibranin që pas përfundimit të një mandati tjetër 4 vjeçar, të bëhet më pas deputet edhe në parlamentin evropian.

E në anën tjetër, Dibrani vlerëson se ky çmim nuk është i ndarë vetëm për atë, por edhe për gjithë shqiptarët nëSuedi të cilët i ndihmuan për t’u bërë deputet. Ai shpreson që në zgjedhjet që do mbahen nëSuedi, pas disa javësh, pjesë e këtij parlamenti të bëhen edhe disa deputet të tjerë me prejardhje shqiptarë.

“Sa të mundem do t’i ndihmojë edhe Kosovës edhe shqiptarëve në Suedi....Një herë për një herë, të tregohem real, në Suedijam duke e parë të ardhmen, por kurrë nuk them jo që të kthehem edhe në Kosovë. Vetëm katër vjet jam në parlament, kështu që edhe katër vjet me qenë, asgjë nuk bëhet se sa më shumë, mësoj. Por kur nuk i them jo”, ka thënë Dibrani.

Deputeti me prejardhje shqiptare, në një nga seancat e parlamentit në Suedi, ka hapur edhe rastin e gazetarit Milaim Zeka, ku ka kërkuar që ky i fundit ta ketë mbështetjen e shtetit suedez.

“ E kam ngrit çështjen e Milaim Zekës në parlament, dhe aty kam qenë i hapur, nuk jam përzier se për çka është në hetime, por si suedez, me nënshtetësi suedeze, kam pas qef me dit që ambasada e Suedisë e mbron edhe ja mbanë të drejtat, si nënshtetas suedez.”

Kështu, deputeti i vetëm shqiptarë në ndonjë shtet të Evropës, 29 vjeçari, Adnan Dibrani, për 4 vite është deputet në parlamentin Suedez dhe në zgjedhjet e tanishme që do mbahen në Suedi, Dibrani sërish është Kandidat për Deputet nga radhët e Partisë Social Demokratike, së Suedi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat